Politike
Gjyqtarët kërkuan rritje page/ Rama: Po paguhen dyfish më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi
Kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t’u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve.
Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur.
Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha. Nga ana e kryeministrit u anatemua, u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera. Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi. Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, vendi BE, dyfish se pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi.”, theksoi kreu i qeverisë.
Kërkesa për rritjen e pagave, kryeministri Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t’i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy pushteteve të tjera.Sipas Ramës, ata duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.“Tjetri thotë të na vini vlera fikse, si mund t’i lihet ekzekutivit dhe legjislativit, sa herë t’u teket për ta rritur. Pra duhet një sistem reference. Si mund t’i lihet parlamentit, qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin dhe i bien si të duam ne, thotë ky gjykatësi. Dhe thotë, sistemi i referencës më i mirë është ai që pasqyron ndryshimet reale, dhe rritjen e çmimeve si ai në 2016. Në 2016 kur zgjidhëm një sistem reference, me qëllimin e mirë që gjykatësve t’u jepnin paga më të larta se të tjerët, për të mbështetur e shpallur me reformën e tyre dhe i ngritëm mbi të gjithë të tjerët, për t’u dhënë sinjal të fortë të vullnetit, për të pasur drejtësi të pavarur, por dhe gjykatës që të ndihen të respektuar, ky thotë, ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra, Shqipëria të bëhet vendi ku përjetësisht të marrin paga mbi të tjerët. Kërkojnë 1800 euro rritje për gjyqtarin e Shkallës së Parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK, BKH. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi, jemi në një situatë ku gjykatësit duhet të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera, duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.”, theksoi.
U anatemua ideja që mund të përdorin pushtetin për të shkelur mbi parlamentin, qeverinë, për t’u rritur pagat. Mendova: edhe ne të zgjuar jemi, të presim momentin e përshtatshëm kur përgatiteshin zgjedhjet e tjera; të paktën qeveria nuk do të kishte kohë të merrej me ne, dhe ndërkohë si dihej si dilte rezultati, kjo është paraqitur në fillim marsi.” Ky i thotë gjykatës: “Thashë ta bëjmë kështu tinëz këtë punë, pastaj e pasur mendjen të tjerët, ti merrnin buxhetit të shtetit 37 mln euro.” Nëse të tjerët janë dhe s’janë, gjyqtarët janë vetë zot dhe vetë shkop, sic po tregojnë këto kohë.
Për të pasur një ide të qartë lidhur me situatën e pagave në Shqipëri, dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot, sic janë, janë të njëjtat me ato në Greqi, një vend të BE-së, dhe ndërkohë janë dyfish më të larta se në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Një tjetër thotë: “Si mund t’i lihet në dorë qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin.” Domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht që gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët. Ata duan 1,800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2,000 euro rritje për gjyqtarët e Apelit. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde, dhe kjo gëzon respekt; gjykatësit imponohen mbi parlamentin, qeverinë dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. Ndërkohë që një tjetër thotë: “Pse nuk është parasysh dhe fakti që bëjmë lekë. Fitojmë se i sjellim buxhetit të shtetit para, dhe me ato para të na rritet paga.” Kjo është një tjetër çudi e madhe. Sipas gjykatësit, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, nuk duhet të kenë pagat më të larta se të tjerët. Edhe policia pse të mos u marrë gjithë gjobat?! Po me pensionistët si i bëhet? 37 mln euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë. Këtu ka plot njerëz që kontribuojnë; si do u rriten pagat atyre? Unë shpresoj që Kushtetuesja mos tua lërë këtë njollë të madhe Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera.”, shprehet Rama.