Bota
Goditje e fuqishme/ Izraeli bombardon Damaskun

Izraeli ka bombarduar Damaskun.
Nga pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale shihet teksa hidhet në erë Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.
Gjithashtu mësohet nga raportimet se është sulmuar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.
Raportohet se janë plagosur 9 persona si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Damask, sipas një vlerësimi paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë Siriane.
https://www.facebook.com/watch/?v=1065971102306065&rdid=yYcAemqNbZxRdqo5
Forcat e mbrojtjes së Izraelit, IDF, kanë reaguar menjëherë duke thënë se pas serisë së sulmeve gjatë natës kundër forcave të regjimit sirian, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, urdhëroi përforcime shtesë të aseteve të mbledhjes dhe goditjes dhe ripozicionimin e forcave në Komandën Veriore për të rritur ritmin e sulmeve dhe për të ndaluar sulmet kundër Druzëve në Siri.
“IDF është e përkushtuar ndaj aleancës së thellë me vëllezërit tanë Druz dhe, si pjesë e kësaj, po godet objektiva në të gjithë Sirinë për t’i mbrojtur ato në rajonin As-Suwayda, Malin Druz dhe kudo që është e nevojshme”.
Po ashtu bëjnë me dije se Sektori i Divizionit të 210-të do të përforcohet me forca shtesë në zonën kufitare dhe në postet e zonës së sigurisë.
“Kalimi i pakontrolluar i gardhit në Siri rrezikon Druzët dhe forcat tona dhe duhet të ndalet menjëherë”.
Ministria e Jashtme turke ka reaguar duke thënë se sulmet izraelite në Damaskun qendror janë një përpjekje për të sabotuar përpjekjet e Sirisë për të vendosur paqe, stabilitet dhe siguri.
“Të gjithë palët e interesuara që mbështesin këtë mundësi duhet të kontribuojnë në përpjekjet e Qeverisë Siriane për të vendosur paqe”, thuhet në reagim.
Druzët mësohet se kanë ngritur flamurin izraelit në zonën e tyre.

