Connect with us

Kronike

Grup kriminal/ ‘Zbërthehen’ vëllezërit Beqiraj, 15 të arrestuar

Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuarm. Vëllezërit janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal që po planifikonte te vriste Rumin e Shijakut.

NTV.AL  ka mësuar nga burimet se policia ka zbardhur një vrasje të kryer në Tiranë në zonën e Don Boskos. Dy vëllezërit e marrë peng dje, Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë bashkëpunuar me policinë dhe kanë dëshmuar. Ata kanë dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera në Tiranë dhe Durrëes.

Vëllezërit Beqiraj vrojtonin ‘Rrumin e Shijakut’ për ta ekzekutuar. Gentian dhe Indrit Beqiri u është komunikuar masa e arrestit nga policia dhe prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe po planifikonin ekzekutimin e Aleksandër Lahos, (Pëllumb Muharremit)‘ që nihet se Rrumi i Shijakut’.

Ngjarja e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku vëllezërit u morën, nuk duket të jetë rastësore. Vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer se prej ditësh kanë qenë duke ruajtur dhe kontrolluar lëvizjet e Rrumit për ta vrarë. Mesa duket janë pikasur nga njerëzit e tij, mes tyre edhe Agron Bejdolli, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente, dhe janë konfliktuar.

 

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:54

‘Rikthehet’ masakra e Sanatoriumit, vëllezërit Beqiraj morën porosi nga Kasandro Noga për eliminimin e Geron Hasanbelliu?

1664881026_1655098854hasanbellidhenoga.jpg

Shkatërrimi i grupit kriminal sot në Durrës ka rikthyer në vëmendje edhe një nga ngjarjet më tronditëse të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri, atë të ‘masakraës së Sanatoriumit’ Sipas mediave vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer para trupit hetues në Durrës se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Erion Hasanbelliu dhe porositësi i vrasjes së Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri ndërmjet tyre për vite me radhë. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002. Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

Advertisement

TRENDING