Connect with us

Kosova

‘Grupi terrorist, me skenarët e Serbisë në fillim të luftërave jugosllave’

Aleksandër Rhotert, politikolog gjerman dhe njohës i historisë politike të Ballkanit Perëndimor, në një artikull të botuar në rrjetin gjerman të lajmeve “Deutsche Welle“, ka shkruar mbi rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka argumentuar se sulmi nga një grup i armatosur rëndë, të kujton skenarët që Serbia kishte përdorur për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi në vitin 1991. Tridhjetë vjet pas luftërave jugosllave, ka argumentuar Rhotert në artikullin e tij, regjimi në Beograd aktualisht përbëhet nga tre njerëz që haptazi kërkojnë të realizojnë projektin e ish-udhëheqësit fashist të Serbisë Sllobodan Millosheviç për realizimin e projektit nacionalist e fashist të serbëve rreth të ashtuquajturës “Serbia e Madhe”. Ai ka arguementuar se kjo ide e inicuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, kryediplomatin serb Ivica Daçiç dhe kryespiunin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Vulin, paraqet një kërcënim të qartë për vendet fqinje, sepse sipas tij, janë më të dobëta ushtarakisht. Duke iu referuar çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai ka kujtuar se pakicat kombëtare mbrohen me Kushtetutën e Kosovës dhe gjithashtu ata kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu përfaqësohen edhe në nivelin qendror. “Nuk është për t’u habitur që Prishtina refuzon të zbatojë asociacionin me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 që ofron një shkallë të lartë të autonomisë për 10 komunat me shumicë serbe të Kosovës” – ka shkruar Rhotert. Në dritën e ngritjes së tensioneve në kufrin mes Kosovës dhe Serbisë, analisi gjerman ndër të tjera ka theksuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë , duhet të rrisin prezencën e tyre për të shmangur shpërthimin e luftës dhe të pengojë agresionin potencial të Serbisë. “Edhe pse mund të jetë e shtrenjtë, sigurimi i paqes me disa njësi shtesë do të jetë gjithmonë një alternativë më e mirë sesa të detyrohesh të hedhësh bomba  si ne vitin1999. Është e vështirë të imagjinohet një skenar më i lirë i shmangies së konfliktit që do të mbronte më mirë jetët njerëzore” – theksoi politikologu gjerman

Advertisement