Politike
Hajdari për inspektimet: Koha të zbatohet reforma e standardeve të BE-së
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar pas njoftimit për ndryshimin e mënyrës së kryerjes së inspektimeve ndaj bizneseve.
Në një postim, Hajdari shprehet se e mirëpret këtë zhvillim, duke kujtuar punën e bërë gjatë kohës kur drejtonte Inspektoratin e Përgjithshëm. Sipas tij, gjatë asaj periudhe u përgatit një reformë e inspektimeve, e hartuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe me fokus te biznesi dhe qytetarët.
“Si ish-Inspektor i Përgjithshëm prej 10 vitesh, finalizova një reformë të standardeve të BE-së, por dhe shumë favorizuese për biznesin, sipërmarrjen e qytetarët”, shkruan Hajdari.
Ai shton se tashmë është koha që reforma e përgatitur të zbatohet në praktikë, duke e cilësuar atë si një produkt të realizuar me punë dhe përkushtim.