Connect with us

Sport

Hamburger me mesazh, Barcelona kërkon mendimin e tifozëve

Klubi i Barcelonës vazhdon të kërkojë mënyra të reja dhe tërheqëse marketingu për të afruar gjithnjë e më shumë tifozë e dashamirës. Këtë herë klubi ka bërë një zgjedhje të veçantë dhe që lidhet me një nga produktet “made in Barça”. Nëpërmjet “Socios.com”, Barcelona vë në dispozicion të tifozëve të saj mundësinë për të votuar për mesazhin zyrtar që do të shfaqet i stampuar në simiten e hamburgerëve të “Barça Café”.

Tifozët e Barçës do të përfitojnë nga rasti për të lënë gjurmë në një mënyrë shumë të veçantë. Hamburgeri “made in Barça” kjo do të jetë në një nga ushqimet më mitike për tifozët katalanas kur do të kenë mundësi të takohen mes tyre. Me këtë rast ata do të kenë mundësi të zgjedhin midis tri sloganeve të ndryshme, secili me dizajnin e vet. Për të marrë pjesë në votim, të gjithë tifozët e dashamirësit e Barcelonës duhet të jenë të regjistruar në aplikacionin “Socios.com” dhe të kenë “Tokenin” e tyre që do t’ju japë akses në këtë votim dhe përvoja të tjera ekskluzive. Klubi katalanas ka zgjedhur tri slogane, ku më i votuari prej tifozëve do të stampohet në simiten e hamburgerit të klubit.

“Blaugrana”, “Força Barça” dhe “Ne jemi njerëzit blaugrana” janë tri sloganet e zgjedhura nga klubi për t’u hedhur në votim. Sipas asaj çfarë ka bërë me dije klubi kampion në Spanjë, menjëherë tifozët e Barçës anembanë botës kanë nisur të votojnë për sloganin e tyre të preferuar. Ndërkaq, klubi ka kërkuar nga tifozët edhe ndonjë ide tjetër që mund t’i bashkëngjitet hamburgerit të “Barça Café”. Me këtë zgjedhje të bërë nga klubi, për t’u dhënë mundësi tifozëve të jenë aktivë në produktet e klubit, synimi i Barçës është komercializimi edhe më shumë i produkteve të saj, që do të thotë më shumë të ardhura në arkat e klubit.

 

Advertisement

TRENDING