Kronike
‘Hasjani ngacmoi një vajzë, portugezi ndërhyri’/ Dëshmia që ndryshon rrjedhën e ngjarjes në Ksamil
Vrasja e truristit 20-vjeçar portugez në Ksamil pak ditë më parë ka tronditur thellë opinionin publik, teksa ka ende një mori dëshmish, dyshimesh e hetimesh të cilat sugjerojnë versione të ndryshme të ngjajres. Një “përplasje e re versionesh” ka dalë së fundi, pas raportimit të mediave portugeze, të cilat citojnë dëshminë e miqve të 20-vjeçarit të vrarë.
Sipas tyre i riu po përpiqej të ndihmonte një vajzë e cila po ngacmohej, dhe pjesë e grupit që po ngacmonin vajzën në fjalë ishte edhe Sokrat Vata, autori kryesor i vrasjes të së riut. Luis Miguel Varela Mendes, ka qenë i pari nga grupi i turistëve që ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, sipas dëshmisë së të rinjve të tjerë, cituar nga media portugeze. Më pas konflikti vazhdoi në hyrjen e resortit, ku edhe besohet të ketë ndodhur vrasja.
(Theksojmë se ky detaj nuk është konfirmuar ende nga autoritetet zyrtare dhe rasti është ende nën hetim.)
Kujtojmë se dot do të njihen me masën e sigurisë para gjykatës së Sarandës Sokrat Vata dhe 10 të tjerët të përfshirë në vrasjen e turistit porugez në Ksamil. Sipas një versioni të deeritanishëm të raportuar ndryshe nga sa raportohet nga media portugeze, kur dolën nga club-i 20 vjeçari me miqtë , tre francezë të tjerë jashtë grupit me të cilin i ndjeri kishte udhëtuar, ndoshts nën efektin e alkoolit u thanë atyre nëse kanë ndërmend të debatojnë, të zihen me grushte, ose ndryshe të largohen.
Në këtë situatë ndërhynë hostess-i David Heurtevent, shqiptar me nënshtetësi britanike dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, të dy 29-vjeçarë, duke u kërkuar tursitëve të ulnin zërin dhe të mos bënin zhurmë.
I pari që goditi në kokë portugezin ishte Davidi Heurtevent, i shpallur në kërkim, atij raportohet se iu bashkuan edhe një grup prej kamarierësh të lokalit duke dhunuar 20 vjeçarin. Më tej, Sokrat Vata, e goditi me thikë 20-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje, në një shezlong në plazhin fare ngjitur me klubin e natës së “Principotes”.