Connect with us

Kosova

Haxhiu kritikon Perëndimin: Mbështetja për Listën Serbe po kufizon pluralizmin

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë mirëkuptim për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me Listën Serbe.

Deklaratat e saj vijnë disa ditë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë reagoi ndaj LVV-së për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Haxhiu u shpreh se në një vend demokratik nuk do të konsiderohej normale pjesëmarrja në zgjedhje e një subjekti politik si Lista Serbe, e cila, sipas saj, kryesohet nga “kryeterroristi Milan Radojiçiç”.

Haxhiu paralajmëroi se këmbëngulja e bashkësisë ndërkombëtare për ta trajtuar Listën Serbe si subjekt politik demokratik “po dëmton pluralizmin” brenda komunitetit serb në Kosovë.

Ajo shtoi se LVV-ja kishte pritur mirëkuptim për pozicionin e saj, por kjo nuk nënkupton, sipas saj, heqje dorë nga mbrojtja e qëndrimeve të veta.

Kujtojme se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vlerësuar se përpjeka e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje brenda Komisionit Qendror Zgjedhor për ta mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit është tentim “përçarës” dhe i “ngushtë si vizion”.

Advertisement