Connect with us

Pinknews

“Heidi ka s*x appel”/ Avokat Ngjela përshkruan banoren e ‘BBV’

‘Big Brother VIP Albania’ është një format që ndiqet dhe komentohet nga shumë persona. Edhe avokati Spartak Ngjela komentoi disa nga banorët pjesmarrës. Ai u shpreh se nuk e di nëse Heidi do ta fitojë Big Brother-in, por e favorizon fakti që sipas tij ka “sex appeal”.

“Heidi është e favorizuar. Ajo nuk ka bukuri, ka sex appeal, dmth seks i bukur. Do fitojë, s’do fitojë nuk e di”, u shpreh avokati.

Sipas tij loja ishte midis Heidit dhe Rikes, por pas daljes së kësaj të fundit, avokati thotë se më shumë përparësi në lojë ka Heidi.

“Dy nga ato vajzat janë ata që po konkurrojnë, ishte Rikja, tani ka ngelur Heidi. Prisja më shumë nga Rikja, por nuk e di se çfarë pati. Ka patur ca goditje jashtë karakterit normal të logjikës”, tha Ngjela.

P.s; Sex appeal- do të thotë të jesh tërheqës në mënyrë seksuale.

Pinknews

Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Romeo habit me deklaratën: Shumë bukur

Pasditja e sotme ka patur dinamika të çuditshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum.

Teksa kanë komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Shumë bukur

Graciano: Pse bëhesh i keq o burrë, i plasi se u eleminua të jetë mirë me shëndet, unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki dhe të prishet gjëja poo…

Heidi: Jo jo te këto gjëra jo

Meritoni: Jo jo nuk prishen nominimet  o Graciano.

Continue Reading

Pinknews

Je lider derisa të marr veten/ Cilin banor zgjodhi Egla për ta zëvendësuar?

Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Mbasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë krijoi një ‘shqetësim’ në shtëpi.

Rikujtojmë që mbrëmjen e djeshme ajo u zgjodh lidere e shtëpisë por për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të saj, ajo ia kaloi detyrën një prej banorëve derisa të përmirsohet

Ajo zgjodhi që punën e saj ta bëj Çimi, banori i ri i shtëpisë dhe u shpreh:

“Çimi të bëj zëvendësues të lidership-it se jam e pamundur derisa të marr veten ndoshta deri nesër mund të më përfaqësosh.”

Continue Reading

Pinknews

‘ Lidhje interesi’/ Ronaldo Sharka shpërthen ndaj çifti Romeo-Heidi dhe Sara-Bardhi

I ftuar ditën e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë moderatori i njohur dhe ish-konkurrent i edicionit të dytë të ‘BBV’, Ronaldo Sharka, i cili ka bërë një analizë të lojës së banorëve të ‘BBV3’ duke komentuar gjithashtu të gjitha ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi.

I pyetur lidhur me çiftet e krijuara në shtëpi, (Heidi-Romeo, Sara-Bardhi, Ilnisa-Meriton), Ronaldo është shprehur kështu: Meritoni krijoi ndoshta atë lidhjen e vetme të saktë në këtë Big Brother mendoj unë Ilnisa-Meriton, në të cilën kam besuar dhe vazhdoj të besoj. Ndryshe nga dy lidhjet e tjera, Sara-Bardhi apo Romeo-Heidi. Mendoj që kanë qenë thjesht lidhje interesi, reklamash Instagram-i.

Por çfarë e shtyn Ronaldon të ketë këtë mendim për dy çiftet e fundit teksa është shprehur që janë lidhje interesi? Sipas tij çifti Heidi-Romeo, duket sikur janë lidhur me zor me njëri-tjetrin, nuk kanë asnjë tension seksual, e ndërsa për çiftin Sara-Bardhi teksa i uron fillimisht për pritjen e ëmbël të dyshes, shprehet se nuk beson në vendime të marra kaq shpejt direkt pas “Big Brother”.

“Po, sepse shiko ka një gjë që publiku e vë re. Dashurinë mes dy njerëzve. Domethënë prandaj u fiksuan kaq shumë njerëzit vjet me Luizin dhe Kiarën se e vinin re romanticitetin e tyre. Domethënë tek Romeo dhe Heidi, ose tek Einxhel dhe Dagz kur Einxhel ka qarë me lot, me shpirt kur është eleminuar Dagz-i, apo e kundërta se nuk e mbaj mend si ka qenë. Tek Romeo dhe Heidi nuk i kam vënë re këto detaje. Më duket sikur janë me zor me njëri-tjetrin. Edhe kur puthen më duket sikur nuk kanë asnjë tension seksual. Pra, një puthje me zor, kinemaje do ta quaja unë. Pastaj për çiftin tjetër i uroj më të mirat. Janë në pritje të ëmbël dhe ta shijojnë lidhjen e tyre, por unë nuk besoj tek vendimet kaq të shpejta direkt pas Big Brother. Big Brother është një eksperiencë shumë e vështirë që askush nuk mund ta kuptojë pa e provuar, pa qenë brenda atyre mureve dhe do pak muaj, do pak kohë nga Big Brother. Ti nuk mund të jesh në efektin e famës dhe të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm mendoj unë. Gjithsesi ndoshta jam edhe gabim.“

Continue Reading

Pinknews

E rrethuar nga mjekët/ Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, rrezikon qëndrimi në ‘BBV’

Aktorja dhe banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.

 

 

Aktorja shfaqet e shtrire në krevat duke marrë serum. Ajo është e rrethuar nga mjeket, të cilët po kujdesen për të.

Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur edhe një zarf, të cilin e lexoi Julian Deda.

“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor Egla është nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i madh do t’ju lajmërojë për vazhdimin e rrugëtimit të saj”, lexoi Julian Deda zarfin.

Pas këtij zarfi, reagimet e banorëve kanë qenë të shumta.

Romoe u shpreh se “Egla u eliminua”, ndërsa ka reaguar Graciano, duke i thënë: Pse bëhesh i keq, punë e madhe u eliminua apo nuk u eliminua, të jetë mirë me shëndet”.

Continue Reading

Pinknews

‘Mos u shqetëso, do bëhet më mirë’/ Kiara bën postimin e papritur pas lindjes

Çifti Kiara dhe Luiz Ejlli, dje u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli. Në një kohë që janë kryefjalë e shypit rozë, fansat dhe ndjekësit e çiftit duan të shohin gjithçka, edhe pse çifti ka nisur që të postojë momentet e para të lindjes.

Këtë herë është Kiara ajo që ka postuar një foto, ku e vogla nuk duket, por ka një mesazh për të. ”Mos u shqetëso mama, do bëhet më mirë”.

Kur se dje, këngëtari dhe fenomeni i ”BBVA2” Luiz Ejlli ndau emocionet e para përmes një video. ”Mendova që lumturia e kishte pikun kur Kiara më tha PO, por më vjen me i thënë Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING