Kosova
Heshtja e dukshme e Beogradit për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns
Me qëndrimin në Kosovë të enjten dhe të premten, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, përfundoi vizitën e tij në rajon, gjatë së cilës ai vizitoi Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, por vizita në Beograd u mbajt e fshehur nga autoritetet atje. Askush në Serbi nuk e konfirmoi vizitën e Burns, duke përfshirë edhe atë se me kë ka biseduar dhe çfarë
Duke marrë parasysh agresionin rus ndaj Ukrainës dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, nuk mund të thuhet se pritej qëndrimi i një zyrtari të lartë amerikan në Ballkanin Perëndimor, por pas largimit të tij duket se mbetën shumë të panjohura.
Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova nuk i fshehën detajet e vizitës së Burns-it dihet se me kë ka biseduar si në Sarajevë ashtu edhe në Prishtinë, dihet pak a shumë se çfarë është diskutuar, ndaj mund të merret me mend se kush çfarë i ka thënë kujt, kurse në Serbi askush nuk foli
“Kjo heshtje është shumë simptomatike – kemi deklarata nga Sarajeva dhe nga Prishtina, nga Beogradi asgjë. Madje është paradoksale që agjencia shtetërore e njoftoi ardhjen e Burns duke cituar Radion Evropa e Lirë. Natyrisht, është një heshtje e orkestruar.Nga kjo mund të pyesim pse qëndrimi i një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë në Beograd në vitet e fundit është injoruar kaq dukshëm” – tha për Zërin e Amerikës analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq.
Në të njëjtën kohë, ai kujtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zakonisht pëlqen të lavdërojë se kë ka takuar, ta postoje në llogarinë e tij në Instagram, madje edhe të mburret…Ndryshe nga te gjitha keto, takimi me Burns mbeti krejtësisht jashtë syve të publikut.
“Kësaj radhe, së pari nuk e dimë nëse është takuar ai edhe me Burns, dhe do të ishte më se normale që presidenti i Serbisë të takohej me kreun e CIA-s. Ka shumë pyetje të pakëndshme që autoritetet serbe nuk duan t’i deklarojnë publikisht” – theksoi Jakshiç.
Ai iu referua edhe rastit kur shërbimet e inteligjencës ruse informuan udhëheqjen shtetërore serbe se gjoja po përgatitej një grusht shteti në Beograd dhe presidenti Vuçiq u mburr me atë informacion.
Pse tani Beogradi nuk ka të njejten sjellje me viziten e kreut te agjencisë amerikane të inteligjencës.