Connect with us

Aktualitet

SPAK kontrolle në disa vila në jug të vendit, dyshohet tek personat të lidhur me dosjen e AKSHI

Spak ka ushtruar kontrolle në disa objekte në jug të vendit gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar përmes agjentëve të BKH në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar në vila e resorte të zonës përmes agjentëve të BKH në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI.

Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO në disa vila në Palasë, por jo vetëm ndaj subjekteve të kësaj dosje përfshirë, ish drejtuesen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqiri, Ergys Agasi. Mësohet se janë sekuestruar edhe sende materiale dhe pajisje për llogari të hetimit.

Agasi, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë.
Biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj janë të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘manipulim me tenderët’ e ASHKI-t.

Ata vijojnë ende të jenë në kërkim, ndërkohë që lidhur me këtë çështje, GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj.

Po ashtu, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ndodhet në “arrest shtëpie”, ndërsa ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi u la në ‘detyrim paraqitje’ për shkak të shtatzënisë.

Agasi dhe Beqiraj, të cilët dyshohet se e kanë lënë vendin, akuzohen se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

 

Advertisement