Aktualitet
HETOHET HAKERIMI/ POLICIA KONTAKTON VIKTIMAT, PRITET DESHMIA E ELTON TOZAJ
Burime bëjnë me dije se Policia ka kontaktuar edhe gratë e përfshira në videot intime, të cilat ndodhen në gjendje të rënduar për shkak të situatës. Ato pritet të paraqiten brenda ditës në polici për të dhënë deklarimet e tyre.
Në kuadër të hetimeve pritet të merret në pyetje edhe gazetari Elton Tozaj, por në një fazë të dytë, pasi të jenë administruar dëshmitë e kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të përfshira.
Ndërkohë, Krimi Kibernetik pritet të kryejë një ekspertim të plotë të sistemit të kamerave, përfshirë pajisjen DVR ku ruhen regjistrimet, për të përcaktuar mënyrën se si materialet kanë dalë nga sistemi dhe kanë përfunduar te persona të paautorizuar.
Dyshimet paraprake të hetuesve lidhen me mundësinë e hakerimit të sistemit. Po verifikohet nëse ndërhyrja është kryer nga distanca apo përmes rrjetit wireless të zyrës.
Në fokus të hetimit është edhe gjurmimi i personit që ka ngarkuar materialet në internet. Për këtë arsye, autoritetet pritet të kërkojnë bashkëpunim edhe nga platformat ku janë publikuar videot, ndërsa po verifikohen edhe faqe të tjera ku materialet mund të jenë rishpërndarë.
Hetimi synon të përcaktojë si mënyrën e marrjes së pamjeve, ashtu edhe personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.
REAGIMI I PLOTE POLICISE SE SHTETIT
Hetimi për publikimin online të materialeve intime të disa artisteve ka hyrë në një fazë të re. Policia ka kontaktuar kompozitorin Adi Hila, i cili pritet të paraqitet për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me rrethanat e publikimit të pamjeve.
Në fokus të hetimit është mënyra se si regjistrimet kanë dalë nga sistemi i kamerave dhe kanë përfunduar në internet. Specialistët e Krimit Kibernetik pritet të kryejnë ekspertim të pajisjeve, përfshirë DVR-në ku ruhen pamjet, për të verifikuar nëse ka pasur ndërhyrje të paautorizuar.
Një nga pistat që po hetohet është mundësia që në sistem të jetë ndërhyrë në distancë ose përmes rrjetit wireless të internetit të zyrës. Ekspertiza pritet të ndihmojë në identifikimin e gjurmëve dixhitale dhe mënyrës së aksesimit të pamjeve.
Edhe gazetari Elton Tozaj do të merret në pyetje, por në një moment të dytë, pas marrjes se dëshmive të Hilës dhe artisteve të përfshira.
“Hetimi për publikimin e materialeve intime të disa artisteve ka hyrë në një fazë të re, ndërsa policia ka kontaktuar kompozitorin Adi Hila dhe pritet ta marrë në pyetje gjatë ditës së sotme. Hila është njoftuar mbrëmjen e kaluar për hetimet kryesisht të nisura nga policia. Hila nuk ndodhek ditën e mërkurë në Tiranë, por ai ka shprehur tronditjen për situatën dhe ka bërë të ditur se do të paraqitet në polici sapo të rikthehet në kryeqytet, për të dhënë shpjegimet e tij dhe për të sqaruar rrethanat që lidhen me publikimin e materialeve.
Në të njëjtën kohë, hetuesit kanë kontaktuar edhe gratë dhe burrat që dyshohet se janë prekur nga publikimi i këtyre materialeve. Burimet bëjnë me dije se ato ndodhen në një gjendje të rënduar për shkak të situatës dhe pritet të japin deklarimet e tyre në polici.
Por një nga pikëpyetjet kryesore të hetimit mbetet mënyra se si regjistrimet kanë dalë nga sistemi i kamerave dhe kanë përfunduar online. Për këtë arsye, specialistët e Krimit Kibernetik pritet të kryejnë një ekspertim të plotë të pajisjeve, duke përfshirë edhe DVR-në ku ruhen pamjet.
Paralelisht, policia pritet të kërkojë bashkëpunimin e platformës ku janë publikuar materialet, me qëllim identifikimin e përdoruesit që i ka ngarkuar ato. Në fokus janë edhe faqe të tjera interneti ku mund të jenë shpërndarë të njëjtat pamje, pasi hetuesit po verifikojnë nëse materialet janë ripublikuar në platforma të ndryshme.
Në varësi të rezultateve të ekspertizës dhe deklarimeve që do të merren, hetimi pritet të qartësojë jo vetëm mënyrën e nxjerrjes së materialeve nga sistemi, por edhe personat që kanë pasur akses dhe që mund të kenë kryer publikimin e tyre.”, njofton policia.