Connect with us

Bota

Hezbollahu se ka refuzuar paqen/ Trump: Do takohesha me Khamenein nëse do arrinim marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump la folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe refuzimin e Hezbollahut për marrëveshjen e re të armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump tha se nuk kishte marrë refuzim nga Hezbollahu, dhe shtoi se gjërat do të lëvizin së shpejti edhe atje.

Ata nuk më refuzuan. Do t’ju them, na telefonuan dhe na thanë: ‘Po sikur të ndalemi? Mendoj se do të shohësh gjëra të ndodhin atje“, tha Trump.

Më tej, Trump u pyet nga gazetarët nëse do të takohej me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, ai u përgjigj negativisht por shtoi se nëse do të arrihej një marrëveshje ai do të takohej me të.

“Nuk dua të takohem. Por nëse do të takohesha, do të isha i nderuar ta takoja atë. Por nëse bëjmë një marrëveshje, është e mundur që unë ta takoj atë. Do të isha dakord me këtë“, tha presidenti i SHBA-së.

Trump shtoi më tej se nuk është i sigurt nëse do ta priste udhëheqësin suprem në SHBA, por theksoi se do të “tregonte respekt”.

I pyetur lidhur me faktin nëse Khamenei nuk do të donte të takohej pasi familja e tij u vra në sulmet e para amerikane ndaj Iranit më 28 shkurt, Trump me Ironi deklaroi se nuk ishte personi i tij i preferuar.

“Do të thoja se nuk jam personi i tij i preferuar. Por, duke thënë këtë, ai ndoshta është një profesionist në disa rrethe. Në fakt, ai ka një reputacion shumë të mirë”, tha Trump

Advertisement