Kronike
Hidhet poshtë pista e vrasjes nga i biri/ 65-vjeçarin dyshohet se mund ta ketë goditur për vdekje një dem
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, vdekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë.
Ai ka marrë plagë në kofshë dhe në pupla. Ndërkohë pritet dhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.