Connect with us

Kosova

Hovenier: Nuk është mençuri nga ana e Kurtit të trajtohet SHBA-ja si pengesa që duhet menaxhuar

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht u është përgjigjur ngadalë kërkesave amerikane dhe se ka vepruar në këtë mënyrë edhe në raste kur mund të tregonte menjëherë solidaritet ose të jepte një përgjigje për çështjet që kërkoheshin.

Sipas tij, nuk është gjë e mençur që partnerët e sigurisë së Kosovës të konsiderohen si pengesë.

“Nuk është gjithmonë gjë e mençur të trajtohet garantuesi dhe partneri juaj më i fuqishëm, si pengesa që duhet menaxhuar” – deklaroi ish ambasadori

Ndër të tjera, ai potencoi se suspendimi i dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së ka ndodhur si pasojë e veprimeve që ka marrë Qeveria Kurti.

“Kosovës i duhen që edhe presidenti, edhe kryeministri edhe qeveria, të jenë të gjithë duke punuar në të njëjtin drejtim në marrëdhëniet me parterë si SHBA-ja, BE-ja dhe Britania, sepse kur shkohet në drejtime të ndryshme, çmimin e paguajnë qytetarët e Kosovës” – theksoi ish ambasadori amerikan në Kosovë.

Kujtojmë se Qeveria Kurti është kritikuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprime të njëanshme, me theks të veçantë në veriun e vendit.

Advertisement