Connect with us

Kronike

Humbi kontrollin e biçikletës, turistja austriake gjen vdekjen e menjëhershme

Një shtetase austriake ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”.

Mësohet se turistja me shtetësi austriake rreth 70 vjeç, ka humbur kontrollin e biçikletës teksa ishte duke udhëtuar me një grup turistësht. Si pasojë e dëmtimeve të marra ajo ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement