Connect with us

Kronike

I akuzuar për pastrim parash/ SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me policinë e shtetit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 20 masa sigurie, mes tyre edhe masën arrest me burg për biznesmenin Ilir Shtufi.

Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar sot në Selanik pas kërkesës së bërë nga SPAK.

Aksioni u zhvillua ditën e sotme ku u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike, ndërsa biznesmeni Ilir Shtufi akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

Sipas SPAK-ut grupi kriminal trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Porto-Riko e Brazil etj drejt Europës dhe i pastronte paratë duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit ku dalin të përfshirë biznesmenët Ilir Shtufi dhe Artur Shehu.

Ilir Shtufi është një biznesmen me peshë në fushën e ndërtimit ndërtues i disa kullave në Tiranë. Ai njihet për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe më herët kompanitë e tij kanë qenë duke u hetuar nga SPAK për tenderin e fituar në lotin e 4 të Unazës së madhe në Tiranë.

Advertisement