Politike
I besuam…/Futja e Bashës, Milaimi dhe Ristani
I ftuar në një intervistë televizive, analisti Milaim Zeka ka komentuar skandalin ‘Basha’ me paratë ruse dhe seriozitetin e diplomatëve të huaj në Tiranë.
Zeka është i mendimit se amerikanët e kanë shantazhuar Lulzim Bashën me disa dosje ndërsa shtoi se eliminuan Berishën nga selia blu jo përmes forumeve, por përmes një vendimi personal nga ish-kryetari.
Duke e quajtur Lulzim Bashën një njeri pa karakter, theksoi se i nuk ka asnjë shans që të fitojë betejën me Sali Berisha brenda për brenda PD-së.
Duke studiuar karakterin e pakarakter të Bashës, duke ditur se e kishin në dosje, amerikanët e kishin në dorë por ishte tani momenti për të nxjerrë dosjen”, tha Zeka.
…
Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur në lidhje me paratë ruse ‘që bën pis’ opozitën dhe rolin e ish-kryetari Lulzim Basha.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren, Pranvera Borakaj, Ristani tha se demokratët fillimisht i besuan Lulzim Bashës.
Sa kollaj është që financime të ndryshme mund të depërtojnë e të kenë influencën e tyre në një parti politike?
Ristani: Çdo gjë mund të jetë nëse ka njerëz të papërgjegjshëm ose të përgjegjshëm për të bërë dëm apo për të marrë para të pista, ata e gjejnë gjithnjë rrugën. Dhe paratë nëse dikush i mer fshehtas nuk ka të bëjë me partinë politike apo organizatën..
Filtri në këtë rast jo se nuk ka qenë sepse statusti i PD kërkon që përpara se kryetari të bëjë çdo lloj kontrate duhet të marrë patjetër autorizimin e kryesisë së partisë. Nga ana tjetër edhe organet ligjzbatuese në vend duhet të bëjnë punën e tyre kur konstatojnë situata të tilla. Çështja është mbyllur e pahetuar, madje u ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen. Kur organet e ligjit të bëjnë detyrën e tyre fenomene të tilla do të jenë më të pakta.
Përsa i përket ndryshimit të qëndrimeve ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 dhe tani, Ristani tha se fillimisht i kanë besuar Lulzim Bashës si kryetar por më tej kur u kuptuan “qëllimet e tij të mbrapshta”, Basha u shkarkua nga detyra që mbante në krye të PD.