Politike
“I damkosur si kukull e Soros”/ Berisha: Rama pagoi 150 mijë dollarë për të më sulmuar në New York Times

Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “kukull të George Soros” dhe liderin më të diskredituar në Europë.
“Edi Rama është i shkallmuar. Nuk e shndërruam ne në kukull të George Soros, ai e bëri vetë këtë zgjedhje,” tha Berisha, duke theksuar se PD ka qenë gjithnjë kundër doktrinës së Sorosit, përfshirë globalizimin, drogën dhe censurën.
Sipas tij, Rama ka ndërmarrë përpjekje për ta sulmuar personalisht, përfshirë pagesën e 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”, ku sipas Berishës, u botua një artikull kundër tij. “Kjo i është kthyer në bumerang, pasi dje njëri nga dy strategët e rikthimit më madhështor të Donald Trump deklaroi për ‘New York Times’ se në Shqipëri ka ardhur për të vazhduar punën e Trump, për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri, dhe se Edi Rama është një kukull e George Soros,” tha ai, duke iu referuar intervistës së fundit të Chris LaCivita në NYT.

