Connect with us

Bota

I DASHUR ARMIK, IRANI ME TRE FAZA PER PAQE

Irani ka paraqitur një tjetër plan, kësaj here me tre faze për përfundimin e luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, i cili përfshin edhe një ngrirje afatgjatë të programit bërthamor.
Sipas raportimit të Al Jazeera-s, faza e parë e propozimit parashikon tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni dhe një angazhim nga SHBA dhe Izraeli për ndalimin e të gjitha sulmeve.
Po në këtë fazë përfshihet edhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.
Sipas raportimeve, kjo fazë synon arritjen e një armëpushimi të plotë brenda 30 ditësh. Gjithashtu, Irani ka propozuar krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për të garantuar që armiqësitë të mos rifillojnë.
Faza e dytë dhe e tretë fokusohen te programi bërthamor iranian, përfshirë mundësinë e ngrirjes së pasurimit të uraniumit për një periudhë deri në 15 vite.
Propozimi thekson gjithashtu nevojën për një angazhim të ndërsjellë për mosrifillimin e luftimeve, duke përfshirë jo vetëm palët kryesore, por edhe aleatët rajonalë të Iranit.
Një tjetër element kyç i planit është kërkesa për tërheqjen e pranisë ushtarake amerikane nga zonat përreth Iranit dhe ndalimin e përforcimit të mëtejshëm të forcave në rajon.

Advertisement