Connect with us

Kronike

I dehur në timon përplasi dy efektivë policie në Tiranë, vihet në pranga 43-vjeçari

– Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi automjeti që dyshohet se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit goditi dy punonjës policie gjatë një kontrolli rutinë.

Si pasojë e përplasjes, efektivët pësuan dëmtime të lehta dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Advertisement