Connect with us

Pinknews

I dhashë besën, nuk kthehesha pas/ Egli Tako rrëfen dashurinë: Në lidhje vajza duhet të jetë ‘princesha’, jo djali

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e sheh sot botën.

Egli tregoi se askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë nëse nuk e ka përjetuar vetë. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo, ndërsa pranoi se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk kthehej më pas, edhe pse ishte e vetëdijshme se po gjykohej nga publiku.

Gjatë intervistës, Egli foli edhe për mënyrën se si e percepton dashurinë në ditët e sotme.

Ajo tregoi edhe pse vendosi të heqë dorë nga trupi shumë muskuloz që kishte ndërtuar në palestër.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.

E pyetur për jetën sentimentale, Egli pranoi se i mungon të ketë një partner, sidomos në fundjavë, por shtoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk e bën të lumtur.

 

Advertisement