Connect with us

Pinknews

I fali tradhtinë, Bora Zemani tregon a do shkojë drejt altarit me Donaldin

Moderatorja Bora Zemani ka rrëfyer se në marrëdhënien e saj me aktorin, Donald Veshaj po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm.

Prezantuesja ka rrëfyer se ky vit e ka konsoliduar më tepër marrëdhënien e tyre dhe ndërsa tregoi edhe detaje nga filmi i tyre “5 herë jo”.

Bora Zemani u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre 5-vjeçare “ka pasur mbi 500 herë ‘jo’”, duke shtuar se shpreson që pas kësaj t’i thonë vetëm “po” njëri-tjetrit.

“Po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm. Projekti më i rëndësishëm ka qenë filmi “5 herë jo”. Ishte eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe rol i rëndësishëm si producente. Kam pasur shumë orë të gjata pune. Ky projekt na ka rritur të dyve bashkë, ky vit më tepër e ka konsoliduar marrëdhënien tonë. Ka puthje në filma, janë bërë edhe dubla sepse duhen xhiruar nga kënde të ndryshme jo se kishim vështirësi për tu puthur. Ka pasur puthje, edhe në prapaskenë e sheshxhirime. Në këto 5 vite që jemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 herë “jo” (qesh), dhe jo vetëm nga unë. Shpresoj që pas këtij filmi, të themi vetëm “po” për çdo gjë”, u shpreh moderatorja.

E pyetur a do të shkojë drejt altarit me aktorin, i cili e tradhtoi gjatë kohës që ishte në shtëpinë e BBV me Beatrix Ramosaj, prezantuesja Bora Zemani u shpreh se martesën nuk e shikon si diçka të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte asgjë në marrëdhënien e saj me aktorin.

“Martesën nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme, se nuk më bën ndonjë ndryshim në jetën time të martohem apo jo me Donaldin.

Ne jetojmë bashkë, shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet, nuk do të më ndryshonte diçka në raportin tonë një martesë. Kërcimi në DËTS, le të jetë një kërcim dasme”, tha Bora Zemani.

Ndërkohë mësohet se moderatorja dhe aktori kanë vendosur të martohen. Çifti do të shkojnë drejt altarit verën e ardhshme, por ende s’kanë vendosur një datë të saktë.

Sipas burimeve për Prive, çifti kanë nisur planifikimin e ceremonisë nga tani, madje edhe kanë njoftuar disa miq të tyre që të koordinojnë pushimet e tyre me dasmën.

Pinknews

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Njëra nga banoret shumë të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli, duket që është duke i shijuar pushimet jashtë Shqipërisë.

Ilnisa shihet duke ecur rrugëve të njërit prej qyteteve italiane, e më pas duke u ndaluar nga dy të rinj.

“A je e famshme”, ishte pyetja e cila iu bë Ilnisës, së cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet.

Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës të vërtetë.

Djali: Do të na bësh reklamë?

Ilnisa: Patjetër, si e ke Instagramin ti?

Continue Reading

Pinknews

“Jeta e babit”/ Meritoni flet për djalin e tij në ‘BBV’: Më ka marrë malli

Meriton Mjekiqi ka kujtuar ditën e sotme djalin e tij, Loarin. Teksa ishte duke qëndruar në oborr së bashku me Çimin, banori i ‘BBV’ tha se e ka marrë malli për djalin e tij e se mezi pret ta shikojë. Më pas, ai i tregoi Çimit se i biri është 5 vjeç.

Biseda:

Meritoni: Më ka marrë malli për djalin tem. Jeta e babit, Loarin e vogël, shpirti jem

Çimi: A thu të ka pa? Është i vogël nuk di gjë…

Meritoni: Shpirt e kam. Jeta jem. E kam dritë të vogël.

Çimi: 3 vjeç e?

Meritoni: 5 vjeç

 

Kujtojmë se Meritoni ka zbuluar se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi e se në Big Brother ka hyrë për të.

“Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardh në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, ka treguar Meritoni mes lotësh.

Continue Reading

Pinknews

“Ky është surrati jot, sherrosesh me Romeos”/ Françeska i kthehet keq Gracianos

Debatet dhe tonet e larta kanë përfshirë banorët e BBV3 ditën e sotme. Françeska ka debatuar me Gracianon ditën e sotme duke kaluar dhe në ofendime me njëri-tjetrin, për punët e shtëpisë.

Françeska i është drejtuar Gracianos e acaruar duke i thënë që surratin nuk e tregon vetëm në debatet me Romeon por edhe në pastërtinë e shtëpisë.

“Ky është surrati jot, këtu tregohet surrati te pastërtia nuk tregohet sesi sherrosesh ti nga mëngjesi në darkë më Romeon”-, dëgjohet Françeska në video.

Graciano nga ana tjetër i është kthyer me tone të larta, dhe gjeste ofenduese gjithashtu edhe duke e akuzuar se ajo do situatë.

“Boh sa e padurueshme, ik o gocë mbushu me mend, e kape situatën? Situata tjetër fillon në 3 e gjysmë, merr pak frymë, ha pak bukë dhe bëhu gati”-, i kthehet Graciano.

Gjithashtu për të njëjtën arsye Françeska gjithashtu ka debatuar mëngjesin e sotëm edhe me Erjolën ku kjo e fundit i kërkon të mos bërtasë sepse do ta pastronte shtëpinë vetë.

Continue Reading

Pinknews

“Javën tjetër do të shpërthejë keq”/ Çfarë po parashikon Meritoni?

Siç duket banorët e ‘BBV3’ i kanë kapur “ethet” e finales, e cila pak nga pak po afrohet.

Teksa qëndronte me Romeon dhe Çimin në living, Meritoni ka biseduar me Romeon ku i tregon banorit se shumë shpejt në shtëpi do të shpërthejë keq

“Unë jam pajtuar me gjithçka në këtë shtëpi tani, por javën tjetër do të shpërthejë keq! Javën tjetër do e shohësh Sandokanin ti. Nga e mërkura e mbrapa do e shikosh çfarë do kërcasë, si hiena. 

 

Sakaq rikujtojmë që ‘Prime’ i sotëm do të jetë tepër emocionues, të paktën për Heidin dhe Romeon, të cilët janë të dy në nominim por fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të vazhdoj të qëndroj në nominim deri atëherë, ku për këtë përveç Eglës nuk është askush në dijeni.

Continue Reading

Pinknews

Modelja e fitnesit: Udhëtoj në 10 shtete brenda një jave, nuk është ndonjë luks

Juliana Nura, bukuroshja që arriti të tërheqë vëmendjen e publikut përmes pjesëmarrjes në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një anë më pak të njohur të jetës së saj të përditshme në një intervistë të fundit për emisionin “E Diela Jonë”.

Ajo ka rrëfyer për ritmin e shpejtë dhe sfidat e jetës së saj në lëvizje si sipërmarrëse dhe blogere, duke rrëfyer se ndonjëherë viziton deri në 10 shtete brenda vetëm një jave.

“Gjatë një jave jam në 10 shtete dhe kjo është tmerr”, tha ajo gjatë intervistës, duke treguar për sfidat e jetës si udhëtare e rregullt për punë. Juliana theksoi se jetët në lëvizje shpesh idealizohen, por realiteti mund të jetë mjaft stresues dhe i lodhshëm.

“Nuk e di nëse e dinë që ka një jetë më të keqe se kjo,” shtoi ajo, duke folur për dinamikën e lodhshme të udhëtimeve të saj të shpeshta.

Duke u marrë me sipërmarrjen dhe blogimin, Juliana është në një lëvizje të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet dhe angazhimet e saj profesionale. Pavarësisht sfidave, ajo ka treguar se jeta e saj e shpejtë ka sjellë edhe përvoja dhe mësime të vlefshme.

Ndryshe nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Kosova”, ku të gjithë patën rastin ta njihnin si një karakter të fortë dhe të pavarur, intervista e saj në “E Diela Jonë” ofroi një pasqyrë më të thellë të asaj që do të thotë të balancosh jetën profesionale me pasionin për udhëtimet dhe aventurat e reja.

FOTOT/ Modelja e fitnesit: Udhëtoj në 10 shtete brenda një jave,

Continue Reading
Advertisement

TRENDING