Connect with us

Aktualitet

I moshuari: Marr 10 mijë lekë pension, detyrohem të punoj në të zezë. Jam në gjyq

Një i moshuar deklaroi se ai ka dalë në protestë pasi pensioni që ai merr është vetëm 10 mijë lekë dhe është në proces gjyqësor. Ai deklaroi se detyrohet të punojë në të zezë për shkak të të ardhurave të pakta.

“Kam ardhur për t’ju bërë thirrje pensionistëve që janë me 10 mijë lekë të vjetër, metalurgëve, minatorëve të jenë këtu në shesh dhe të mos rrinë në kafe.
Unë që kam punuar në uzinën e Mjeksit isjte një deputet në atë kohë, merrte vetëm orët jashtë orarit, tani marrin subvencionime. Unë atëherë merrjja 9000 lekë, tani duhet të merrja 900 mijë. Për momentin punoj në të zezë, por dhe këto m’i merr Rama.
Ndaj u bëj thorrje naftëtarëve minatorëve të vijnë. Patronazhistët marrin 50,000 lekë edhe policët.
Nëse deputetët e opozitës kanë një fije burrërie, përfaqësojnë 500 mijë vetë atje të jenë Saliu bashkë me ata të ngujohen në Parlament”, tha ai

Advertisement