✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

I moshuari nuk ndihet mirë nga përplasja me efektivët, studentët i vijnë menjëherë në ndihmë

Gjatë protestës së zhvilluar këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, studentëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, përfshirë të moshuar, në shenjë mbështetjeje për kërkesat e të rinjve.

Pas përshkallëzimit të tensioneve, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa disa prej protestuesve kanë shfaqur shqetësime shëndetësore. Pamjet nga protesta tregojnë të moshuar që nuk ndihen mirë, ndërsa të rinjtë u vijnë në ndihmë.

Në një prej momenteve të regjistruara, një protestues shfaq probleme shëndetësore dhe mbështetet nga të rinjtë, të cilët e mbajnë nga krahët për ta ndihmuar.

Advertisement