Kronike
I moshuari rrëzohet në mal, 75-vjeçari transportohet për ndihmë
Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një rrëzimi në një zonë malore të Shalës, në qarkun e Shkodrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:30, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur, duke pësuar dëmtime fizike.
Pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e PoPlicisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.