Kronike
I riu përplas këmbësorin, plagoset rëndë 60-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e kësaj është lënduar një 60-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.
Ai është dërguar drejt ambienteve të Spitalit Rajonal Berat, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Plagët që ka marrë janë të rënda, pasi i lënduari ka hyrë në sallën e operacionit për një goditje në kokë, ndërsa më pas është dërguar drejt Repartit të Urgjencës.
Policia ka shkuar menjherë në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Forcat blu kanë shoqëruar drejt komisariatit drejtuesin e automjetit, i cili shkaktoi aksidentin. 20-vjeçari do të jap dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.