Kronike
I riu u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt, si u eliminua 22 vjeçari (PAMJET)
Pamjet që shihni tregojnë pikërisht vendin ku u vra 22-vjeçari mbrëmë në Vlorë. Gëzim Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMW, të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”. Mësohet se rreth 10-15 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin. Në dëshminë e tyre nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë. Autori ngjarjes ka qenë thuajse i padukshëm në kryerjen e këtij krimi.
22-vjeçari Gëzim Sinomati kishte pak kohë që ishte rikthyer në Vlorë në fund të dhjetorit për festat e fundvitit dhe do të largohej sërish në drejtim të Belgjikës. Ai qëndronte i vetëm në banesën në katin e tretë në një pallat në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës. Autorët e kanë goditur me snajper nga shumë pranë, ndërsa dyshohet se goditja erdhi nga godinat e banimit shumë pranë shtëpisë së tij, pallate banimi disa katësh një i përfunduar prej kohësh dhe tjetri në ndërtim e sipër. Nga grupi hetimor mësohet se ndaj objektivit është qëlluar vetëm një herë, ndërsa plumbi e ka goditur në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhur në një zonë të populluar që ka biznese dhe kamera sigurie krahas banesave. Kamerat mund të kenë fiksuar lëvizjet e autorit apo autorëve të mundshëm të ngjarjes. Gjatë momentit kur ndodhi vrasja lagjja “Hajro Cakërri” ka qenë pa drita, ndërsa nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëj me krimin.
Mjeti i llojit BMW që u gjend i djegur është lënë pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë të mirëmenduar në errësirë, veçmas bllokut të banimit çka tregon se autorët e kanë njohur zonën dhe atentatin e kanë mirëmenduar. Po ashtu bëhet e ditur se brenda mjetit të djegur që mendohet se përdorën autorët, nuk është gjetur arma e krimit.
Ngjarja dyshohet për larje hesapesh. Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës. Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.
Policia ka ngritur postobllok në pikat kyçe të qytetit, por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe strukturat FNSH dhe RENEA.
Kronike
Emri/ Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar në Vorë është arrestuar ditën e sotme për armëmbajtje pa leje. Mësohet se 43-vjeçari qarkullonte me armë tip pistoletë në makinë. Blerim Gjeta, banues në Shkodër, ishte emër i njohur për Policinë dhe i dënuar për kanosje dhe kërcënim.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale
Kronike
Përplasen kokë më kokë dy makina në Librazhd, një person i plagosur
Një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.
Si pasojë e përplasjes një i ri ka marrë lëndime dhe është transportuar për në spital.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.
Kronike
Përplasi të moshuarin dhe u arratis, vihet në pranga 35-vjeçari
Policia në Fier ka arrestuar një 35-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur me makinë një të moshuar gjatë ditës së djeshme
I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Kronike
Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.
Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.
Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave.
Kronike
Tragjike/ 18 vjeçari shqiptar bie nga 10m lartësi, në gjendje të rëndë shëndetësore
Një punëtor me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.
I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.
Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.
I riu shqiptar është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë.
-
Pinknews14 hours ago
Trondit banori, shpreh hapur dëshirën për të bërë se*ks në ‘BBV’ (Video)
-
Pinknews19 hours ago
“O skizo, mbylle sqepin”/ Degradon debati mes Eglës dhe Erjolës (Video)
-
Aktualitet15 hours ago
“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze
-
Pinknews23 hours ago
Xhelozi dhe dhunë, historia e moderatores shqiptare: Baba i një fëmijë, kush është ish-partneri i Erjola Doçit
-
Kronike15 hours ago
Përplasen kokë më kokë dy makina në Librazhd, një person i plagosur
-
Pinknews15 hours ago
Iva Tiço i jep fund beqarisë/ Publikohet fotoja me vellon e bardhë
-
Pinknews19 hours ago
Heidi dhe Romeo të përqafuar në shtrat/ Roza: Më pëlqejnë shumë!
-
Pinknews22 hours ago
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, publikon foto me ‘pullë të kuqe’