Lifestyle
I shëndetshëm për flokët, lëkurën dhe humbjen e peshës
Fruti i Dragoit përmban 15% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila forcon sistemin imunitar, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe nxit përthithjen e hekurit.
Kur bëhet fjalë për mineralet, ky frut përmban kalcium, hekur, magnez dhe fosfor, prandaj është i mirë për shëndetin e gjakut dhe sistemin muskuloskeletor. Ka shumë pak kalori dhe ju ngop shpejt, për këtë arsye u rekomandohet të gjithë atyre që janë në dietë dhe duan të heqin kilogramët e tepërt.
Fruti i dragoit është gjithashtu i pasur me fibra, falë të cilave promovon funksionimin më të mirë të zorrëve, dhe është gjithashtu një burim i shkëlqyer natyror i yndyrave omega-3, acideve yndyrore esenciale dhe vitaminës B. Përmban antioksidant dhe ka veti diuretike.
Fruti i dragoit përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve, e bën lëkurën më elastike dhe të butë, dhe flokët më të shndritshëm. Ky frut rekomandohet si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, megjithatë një grup njerëzish duhet ta shmangin atë, diabetikët.
Gjegjësisht, fruti i dragoit përmban më së shumti glukozë, ndërsa përqindja e fruktozës dhe saharozës është shumë e vogël, ndaj diabetikët nuk duhet ta hanë.