Connect with us

Kronike

I shpërthen fisheku teksa ishte duke punuar tokën, plagoset i riu

Një 33-vjeçar është plagosur mesditën e së mërkurës në Sarandë teksa po punonte në tokën e tij. Mësohet se Hekuran Murto, gjatë kohës që ka qenë duke punuar ka plasur një fishek.

Ai është dëmtuar në pjesën e krahut dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.

“Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kronike

E rëndë, 24-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 15:30, në fshatin Brataj të Selenicës, ku 24-vjeçari Jurgen Veshaj, ka humbur jetën në vendin e punës.

Policia bën me dije se i riu ishte duke punuar në një skrep të gurores dhe është dëmtuar nga gurët

Si pasojë i riu ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kronike

Kapet me armë në brez/ Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Greqi, në pranga dhe babai i tij (FOTO)

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi është kapur me armë pa leje. I riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është kapur në zonën e “Kolonos” në Athinë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me babanë e tij. Ata janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia por veprimet e çuditshme kanë bërë që efektivët të ushtrojnë kontroll më të hollësishëm ndaj tyre.

Gjatë kontrollit personal policia i ka gjetur 17-vjeçarit një armë në brez me 5 fishekë brenda. I riu është arrestuar nga policia ndërsa në pranga ka rënë dhe babai i tij 39 vjeçar, pasi akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit. Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Kapet me armë në brez, arrestohet 17-vjeçari shqiptar në

Continue Reading

Kronike

Del FOTO/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit

Personi që shihni në foton e mësipërme është 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jetën pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme, ku Peshku me detyrë vagonist është aksidentuar gjatë orarit të punës në minierë, ka marrë plagë të rënda në trup dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoku i tij po me detyrë vagonist, Hajdar Balla i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Paraprakisht rapotohet se dy të rinjtë i ka zënë një masiv mineral teksa ishin duke punuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Del FOTO/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën sot

Njoftimi i Policisë: 

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Kush është minatori që humbi jetën dhe tjetri që u plagos në Martanesh

Janë zbardhur emrat e dy minatorëve, që u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin në minierën në Thekën të Martaneshit. Njëri prej tyre humbi jetën, teksa tjetri mbeti i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktima është minatori 29-vjeçar Armond Peshku, i cili nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i plagosur ka mbetur minatori Hajdar Bala, i cili është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte, rreth orës 12:50 minuta, teksa dy minatorët punonin si vagonistë në minierë.

Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Një i vdekur në minierën e Martaneshit, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.50.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, janë aksidentuar shtetasi Armand Peshku,  dhe Hajdar Bala, të dy me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Armand Peshku, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING