Politike
I vunë flakën vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Na mashtruan se aty ishte Rama
Protestuesit i kanë vënë flakën me bomba molotov dhe fishekzjarre vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut.
Për arsyen e këtij sulmi, Berisha arsyeton se agjentë të infiltruar i mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Ai shton se e gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.
“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.
E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.
Por, Edi Rama nuk banonte aty miq.
Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut.
Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më.
E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut.
Kjo është e vërteta.
Për sqarim.
Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore.
Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.”- tha Berisha.