Connect with us

Aktualitet

IKMT aksion në Jalë, shemben beach bar-e dhe struktura pa leje në vijën bregdetare

IKMT ka nisur ndërhyrje  në orët e paradites së kësaj të premteje në bregdetin e Jalës, ku po shemben disa struktura me konstruksion të lehtë prej druri, të ngritura pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Objekt i aksionit janë beach bar-e dhe ndërtime të tjera provizore, të cilat, përveçse rezultojnë pa leje, kanë dalë edhe jashtë hapësirës së përcaktuar nga Bashkia për ushtrimin e aktivitetit.

Në terren ndodhen edhe forcat e Policisë së Himarës, të cilat po mbështesin zhvillimin e operacionit. Pronarët e këtyre strukturave kanë nisur vetë çmontimin e një pjese të tyre përpara ndërhyrjes së mjeteve të IKMT-së.

Deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident apo përplasje me forcat e rendit dhe situata paraqitet e qetë.

Aksioni i IKMT-së pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe zbatimit të ligjit.

Advertisement