Connect with us

Aktualitet

INSTAT konfirmon rritjen e varfërisë

TIRANË– Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një rritje të relativisht të kënaqshme vitet e fundit dhe tkurrja e vendit gjatë pandemisë ishte shumë më e ulët sesa pritshmëritë, sërish kjo nuk ka ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. INSTAT ka publikuar sot rezultatet e vitit 2021 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare. Nga anketa ka rezultuar se Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2021 është 22,0%, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2021 është vlerësuar me 191.791 lekë, në krahasim me 186.242 lekë që ishte në vitin 2020.

Në vitin 2021 janë vlerësuar rreth 622.705 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt rreth 621.504 individë të vlerësuar në vitin 2020. Numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është rritur me rreth 0.2%.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material1. Ky tregues është vlerësuar 35,2% në vitin 2021, kundrejt 34,7% vlerësuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 0,5 pikë përqindje.

Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj).

Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20%. Individët e e grupmoshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2021 sipas vlerësimeve përbëjnë 12,4%, kundrejt 11,6% rezultuar në vitin 2020, duke pasqyruar një rritje prej 0,8 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim. Në vitin 2021, ky tregues është vlerësuar 43,9%, kundrejt 43,4% vlerësuar në vitin 2020.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021 është vlerësuar 39,0 % kundrejt 25,2 % që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rritje vihet re në të tre grupmoshat, por një rritje më të madhe kanë grupmoshat 18-64 vjeç dhe 65 vjeç e lartë, ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021, në krahasim me vitin 2020, është rritur respektivisht me 0,2 pikë përqindje në të dy grupmoshat. Grupmosha 0–17 vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2021 me 0.1pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2021 ka shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rritje prej 1,1 pikë përqindje ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rritje prej 0,1 pikë përqindje.

Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër sipas tipit të familjes, në vitin 2021, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, përkatësisht 12,8 % dhe 25,9 % e individëve. Familje me fëmijë në varsësi konsiderohen ato familje që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç si dhe persona të moshës 18 deri 24 vjeç që jetojnë të paktën me një prind dhe janë ekonomikisht inaktiv. Një vit më parë këto përqindje ishin përkatësisht 13,1 % dhe 25,9 %

Ndër më të varfrat në Europë

Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2021, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Europian tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Letoni (23,4%), Rumani (22,6%), Bullgaria (22,1%) ndjekur nga Shqipëria (22%). Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (8,6%), Finlandë (10,8%), Sllovenia (11,7%), Sllovakia (12,3%) dhe Danimarka (12,3%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (27 shtete) është 16,8 %.

Marrë nga Monitor.al

Aktualitet

Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve

Voxnews.al sjell dëshminë tronditëse të babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët.

Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse.

“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.

Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.

Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.

“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më.

Ishte shumë  e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, tregon ai.

Nga thënie të tilla mësojmë edhe njëherë se përveç faktit që çifti ka pasur mosmarrëveshje, pasojat i kanë vuajtur edhe fëmijët. Të cilët për fat të keq, shpirtin e lanë në lumin Bunë, dorëpërdore me mamanë e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Klodiana Lala: Kulla që po hetohet nga SPAK, dyshohet për pastrim parash

Klodiana Lala  ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconce publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni.

“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala.

Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht.

“Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.

Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.

Continue Reading

Aktualitet

A i druhet Erion Veliaj drejtësisë së re? Kryebashkiaku: Fare, fle rehat!

“Nuk druhem fare sepse fle vërtetë rehat”, kështu përgjigjet kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa pyetet nga gazetari Sokol Balla, nëse i druhet sot drejtësisë së re.

Për emisionin ‘Real Story’, Veliaj tha se nuk ka pasur asnjë përfitim personal dhe se e vetmja ambicie ka qenë për të çuar përpara punët e qytetit.

“S’kam pasur asnjë përfitim personal, jetoj po aty ku kam jetuar, me familjen time para se të merresha me politikë. Dhe nuk ka sot një njeri në politikë, ose edhe në këtë vend që të vendosë gishtin dhe të thotë, Erion Veliaj më ka kërkuar këtë edhe atë. Nuk e kam bërë kurrë, përkundrazi kam qenë gjithmonë në anën tjetër, kur ndonjëherë më është kërkuar edhe ndërhyrje dhe prandaj pata edhe atë reagim.” -tha ai.

Pjesë nga intervista:

Ju gjithashtu keni dhënë intervistë, jo këtë të parafundit, por edhe një më herët se edhe mekanizmi i drejtësisë së re ka nevojë të regjistrohet, pendulumi i tij nuk është ndoshta tamam aty ku është. Mendoni se gjatë kësaj kohe të regjistrimit kjo drejtësia e re mund edhe t’iu vendosë juve nën akuzë a i druheni kësaj gjëje?

Veliaj: Nuk druhem fare sepse fle vërtetë rehat. Jo vetëm që nuk kam pasur asnjë ambicie për të sabotuar, dështuar, penguar punët e këtij qyteti, përkundrazi ambicia ka qenë për t’i çuar vetëm përpara. Për t’u siguruar që gjej zgjidhje dhe kompromise vetëm që puna të avancojë. S’kam pasur asnjë përfitim personal, jetoj po aty ku kam jetuar, me familjen time para se të merresha me politikë. Dhe nuk ka sot një njeri në politikë, ose edhe në këtë vend që të vendosë gishtin dhe të thotë, Erion Veliaj më ka kërkuar këtë edhe atë. Nuk e kam bërë kurrë, përkundrazi kam qenë gjithmonë në anën tjetër, kur ndonjëherë më është kërkuar edhe ndërhyrje dhe prandaj pata edhe atë reagim. S’kam unë probleme me median ata janë në punë të tyre, thjesht ndihem i fyer kur njerëz të cilët vetëm kërkojnë ndonjëherë gjëra të paligjshme dhe kur këto gjëra të paligjshme hasin një pengesë nga Bashkia e Tiranës, apo autoriteti im dhe pastaj kjo përkthehet në sulme, kjo sigurisht është një gjë e ulët por nuk dua të merrem më me këtë sepse, le të themi ta kanë punën e tyre. Ky është një qytet që njeh të gjithë njerëzit, njeh edhe njerëzit që punojnë, edhe njerëzit që venë gjoba.

Ishte hera e parë që ju goditët me emra. Ju përmendët emra konkretë. Një emër do ta përmend, pasi ju përmendët Baton Haxhiun, që le ta themi ka qenë një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit.

Veliaj: Së pari nuk kam përmendur asnjë me emër. Kur them njeriu më i urryer në Kosovë, nëse dikush vetë ofrohet dhe thotë jam unë, ky është problem tjetër. Së dyti, besoj në këtë qytet të gjithë I njohin të gjithë. Vërtetë jemi një milion, vërtetë kemi një pafundësi turistësh, po në këtë fazë të gjithë I njohin të gjithë. Kështu që, fakti që unë nuk kam përmendur emër dhe secili gjeti emrin e vet, do të thotë që …

Tani është faji im që përmenda emër…

Veliaj: Jo, nuk thash këtë. Thjesht thash që në këtë qytet dihet kush punon, dihet kush sakrifikon, dihet kush është i ndershëm, dihet kush punon dhe të shtunë e të diel, dihet kush zgjohet i pari dhe fle i fundit, kush i çon me thonj punët përpara, dihet edhe kush nuk i tutet asnjë beteje. Kështu që di të them që për sa i përket ndërgjegjes time…

Dihet edhe kë keni përballë, të njëjtin grup

Veliaj: Shiko, kjo është një betejë politike. Nëse ti mendon se kjo është një betejë ca gazetarët që janë të mërzitur për interesa, të thash nuk dua të merren fare me këta, dhe fakti që këtij shqetësimit tim disa njerëz i kanë vënë edhe emra, ky nuk është problemi im, është problemi i atyre që identifikohen me ato epitete dhe nuk dua të flas apo të merrem  më me ta. Ata janë në punën e tyre dhe publiku i njeh edhe kush është i sinqertë dhe kërkon transparencë, dhe kush vë gjoba. Njihen portalet, njihen të gjitha, nuk ka gjë të re nën diell, kur thotë Bibla meqë ishim në fundjavë Pashkësh. Ajo që di të them është që kjo është një betejë politike, një parti anemike si ajo copë e mbetur e PD e cila s’ka kauzë, e ka nisur me mua që nga këndi i lodrave, dhe që jam i sigurt do ketë betejë për Lanën, jam i sigurt do ketë betejë për Kopshtin Botanik, jam i sigurt do ketë pengesa të tjera. Por, deri ditën e fundit që do jem në bashki të Tiranës, nuk do i shmangem asnjë beteje. Nëse do zgjedh t’i shmangem betejës për të pasur pëlqime më shumë dhe për të pasur konsensus më të madh publik dhe lënies prapa të këtyre punëve dhe mos sakrifikimit, unë do të zgjedh gjithmonë të sakrifikoj edhe të bëj betejë. Të bëj betejë për një qytet që unë besoj përmes këtyre betejave ka pasur rezultate që e kanë bërë sot model. Model në rajon dhe model në Europë.

Continue Reading

Aktualitet

Trafikonin drogë rrugëve të Anglisë, dënohet me 6 vite burg çifti shqiptar

Gjykata britanike ka dënuar me 6 vite burg një çift të rinjsh shqiptarë të cilët shpërndanin drogë nëpër rrugët e qytetit.

Gjatë operacionit të koduar “Sarah Albo”, i njëjti pesudonim që përdorej nga dy të rinjtë në kodet e tyre gjatë takimit me klientët, janë vënë në pranga Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç.

Ndërkohë gjatë arrestimit policia sekuestruar në cilësinë provës materiale 7 telefona, para “cash” dhe qese me kokainë.

Dy të rinjtë Kapica dhe Geca shpërndanin kokainë në disa raste të dokumentuara mes korrikut të vitit të kaluar dhe deri në janar të këtij viti, kur edhe u arrestuan.

Një gjykatë në Ipswich e dënoi Jurgen Kapicën me 3 vite e 4 muaj burg dhe Vinjola Gecën me 2 vite e 6 muaj burg

Continue Reading

Aktualitet

Përfundojnë Pashkët/ Fluks në doganën e Kakavijës, nis kthimi i emigrantëve në Greqi

Pas përfundimit të Pashkës Ortodokse në vendlindje emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj.

Gjatë ditës së hënë në sportelet e daljes në doganën e Kakavijës është regjistruar fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, janë regjistruar 3902 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2162 në hyrje dhe 1740 në dalje, si dhe 1265 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 643 në hyrje dhe 622 në dalje.

Për evitimin e radhëve të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije po punon me 4 sportele në hyrje 3 në dalje në bazë të fluksit të lëvizjes në kufi, ndërkohë edhe pala greke po punon me ritme të përshpejtuara. Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të regjistrohet edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING