Connect with us

Kronike

Instituti i Mjekësisë Ligjore tërheq nga Spitali i Traumës trupin e pajetë të gjyqtarit Astrit Kalaja

Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja është transportuar nga spitali i Traumës drejt Mjekësisë Ligjore. Kalaja u dërguar në spitalin e Traumës pa shenja jete dhe mjekët nuk arritën të bënin asgjë për gjyqtarin i cili u qëllua me armë në sallën e gjyqit nga autori Elvis Shkambi.

Euronews Albania ka publikuar pamje nga momenti kur efektivë të policisë ndodhen në spitalin e Traumës dhe fusin në automjet trupin e pajetë të gjyqtarit. Në spital ndodhen edhe dy të plagosurit të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin. Shkambi ka hapur zjarr në momentin kur gjyqtari po jepte vendimin.

Advertisement