Connect with us

Bota

Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë

Dy tërmete janë regjistruar këtë të të hënë në Iran. Mësohet se tërmeti i parë me magnitudë 5.2 ra pranë Kuzaran në provincën perëndimore të Kermanshah.

Një zëdhënës i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të vendit i tha agjencisë së lajmeve Mehr se dy tërmete ndodhën me një interval prej pesë minutash në rajon.

Zyrtari konfirmoi se dridhja e parë, e cila ndodhi në orën 7:13 të mëngjesit sipas kohës lokale me një thellësi prej 8 km, duke shtuar se e dyta kishte një magnitudë prej 5.7 ballë me një thellësi prej 13 km.

Deri më tani nuk është raportuar për  viktima.

Ushtria amerikane njoftoi fillimin e një vale të re sulmesh kundër Iranit për natën e nëntë radhazi.

“Sulmet do të vazhdojnë të dobësojnë aftësitë ushtarake iraniane”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet erdhën pas vrasjes së ushtarëve të vrarë.

“Ne i goditëm shumë fort përsëri sonte Iranin dhe e bëmë këtë në nder të atyre patriotëve të mëdhenj. Ata patriotë të mëdhenj luftuan për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore”, tha Trump për gazetarët.

Ndërkohë Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka ndaluar dy anije cisternash nafte që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit “pa autorizim” nga Teherani, raportoi televizioni shtetëror dhe agjencia e lajmeve Tasnim.

“Dy anije cisternash nafte të paautorizuara që po përpiqeshin të hynin dhe të dilnin nga ajo që përshkruhet si rruga e rrezikshme jugore e Ngushticës së Hormuzit u goditën”, thanë ata në një deklaratë

Garda shtoi gjithashtu se ata shënjestruan avionë ushtarakë amerikanë mbi Aeroportin e Akabës në Jordani, “duke shkaktuar dëme serioze në disa avionë”.

Po ashtu ata pretendojnë se kanë goditur objektiva ushtarake amerikane në Kuvajt, përfshirë një sistem radari paralajmërues që u “shkatërrua plotësisht”, sipas agjencisë së lajmeve IRNA

Advertisement