Aktualitet
Ish-shefi i policisë zbulon si pastrohen mbi 1.2 miliardë euro të krimit në vit
Mbi 1.2 miliardë euro që vijnë nga krimi i organizuar pastrohen çdo vit në Shqipëri.
Kështu thotë ish-shefi i policisë Krenar Ahmeti.
Ahmeti sjell përvojën e tij në sektorin privat të ruajtjes së sigurisë të një banke të nivelit të dytë e cila transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë para cash.
Ai vëzhgoi se një bankë e vetme e nivelit të dytë transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë. Duke e shtrirë këtë shifër te të gjitha bankat e ngjashme, ai vlerësoi se një minimum prej 100 milionë eurosh pastrohen çdo muaj, duke arritur në një total prej të paktën 1.2 miliardë eurosh në vit.
“Unë do të theksoja këtë, krimi i organizuar në vetvete ka katër faza të vetat. Është ‘organizimi në vetvete’ për me kryer biznesin e tij, fillon akumulimin, që është faza e dytë. Pra vjel ato që ka mbjellur. Faza e tretë është pastrimi i parave. Këto para ku do pastrohen? Pra, të bëhen, jo me i futur në lavatriçe, jo. Këto para do të futen brenda sistemit legal, që janë bankat, investimet, dhe bota t’i njohë.
Tani, unë do t’ju jap një fakt që ta kuptoni se çfarë ndodh.
Kjo është nga një vëzhgimi i një oficeri policie, i cili pikërisht ne jemi të përgatitur nga, për antikrimin, pavarësisht se na kanë vënë etiketën se na dërguan jo në qarkullim, jo në forcat e ndërhyrjes së shpejtë ose të forcave speciale, po në vërtetë formimin tim e kam pikërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Pra, do të thoja që nga vëzhgimi im, në një punë private që bëj, do t’ju jap vetëm një shifër. Afërsisht në Shqipërinë, në vitet kur u, kur u vodh në Rinas, prill 2019
Punoja për një x kompani që transferonte lekët. Njëra nga kompanitë që u munduam ta organizojmë që mos të goditej, transferonte afërsisht tek 20 milionë dollarë në, me një bankë e nivelit të dytë, 20 milionë në çdo javë. Vetëm një bankë. Atëherë 20 milionë për katër, a i thyejnë 80 milionë?”, tha ish-shefi i policisë