Kosova
Ishte e tmerrshme që bombarduam Serbinë/ Mbështetësit e Trump sulm kundër Kosovës

Dy mbështetës të njohur të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, gazetari konservator Tucker Carlson dhe regjisori Oliver Stone, janë bashkuar në një sulm propagande kundër Kosovës.
Gjatë një bashkëbisedimi në një emision ata cekën çështjen e ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë në vitin 1999 duke e cilesuar ate si shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare dhe destabilizim të Jugosllavisë.
Stone pohoi se për bombardimin e Serbisë nga SHBA-ja u gjetën justifikime që nuk qëndrojnë duke shtuar se motoja “përça e sundo” është pjesë e politikës amerikane.
Gjatë pjesës së intervistës ku u fol për Kosovën, Carlson e Stone u shfaqën tejet të shqetësuar për bombardimin që i ndodhi Beogradit dhe ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, ndërsa Stone e quajti Kosovën “shtet gangster”.
“Ne e proklamuam nderhyrjen atje sikur po kapnim kasapët dhe diktatoret e Ballkanit, por ky ishte justifikim. Kjo është politika amerikane. Përça e sundo. Kosova ishte shkelje e nivelit më të lartë e gjithçkaje. Kosova është shtet gangster. Unë kam qenë atje…ajo që ndodhi ishte e pamëshirshme” – deklaroi Stone

