Kronike
Iu shemb skela ku punonin, identifikohet një nga shqiptarët viktima
Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës. Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman. Sipas mediave gjermane numri i shqiptarëve që kanë humbru jetën është 4 dhe një i pestë ka mbetur i plagosur.
Lajmi në përditësim…
Kronike
Operacioni i SPAK, zbardhen detaje nga dosja/ Akuza të reja ndaj 3 personave (Emrat)
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar akuzat. Ndaj tyre janë shtuar akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera.
Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit.
Kronike
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’/ Lihet në burg Azgan Mërnic
Vrau policin, gjykata lë në burg Azgan Mërnicën
Vijon…
Kronike
‘Kur ishte shtatzënë, Eduarti i kishte futur kokën në zbardhues’/ Vëllai i Enkelejdës zbulon detaje të frikshme të dhunës
Ngjarja e rëndë ku 40-vjeҫarja shqiptare Enkelejda Danaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme, tronditi Greqinë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur vëllai i viktimës, ku ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.
Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.
“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai.
Gjithashtu, vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.
“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai.
40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.
Kronike
Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar
Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Greqi në Eritrenë e Re.
shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.
Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.
Ai u dërgua në spitalin KAT, ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.
Kronike
“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” – Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste
Azgan Mërnica tashmë ka pranuar se është ai autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, madje nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.
Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.
Po ashtu tregon momentin e përplasjes me efektivin e policisë.
“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo.
Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.
-
Pinknews1 hour ago
Meritoni e goditi dhe i nxiu syrin? Fation Kuqari nxjerr VIDEON e së vërtetës
-
Pinknews22 hours ago
“Kastravecin e ke blerë…”/ E veshur si gjyshe Françeska shkakton të qeshura te banorët
-
Politike24 hours ago
“Shqipërinë e Madhe mund ta mundë bota serbe”/ Rama i përgjigjet Vulin: Mbaj përgjegjësi
-
Pinknews1 hour ago
“Në sytë e mi është shumë e zgjuar”/ Juli flet për këtë banore: Si vajzë kam respekt, por…
-
Horoskopi11 hours ago
Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift
-
Kronike21 hours ago
DETAJE/ Dalin pamjet e shqiptares pas masakrës me thikë nga ish-bashkëshorti
-
Pinknews21 hours ago
‘Kisha prerë biletat e avionit për të…’/ Biseda Meriton-Franceska nxjerr në pah planet e modelet përpara se të hynte në shtëpi
-
Kronike7 hours ago
“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” – Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste