Connect with us

Lifestyle

Ja çfarë duhet të dini për aknet dhe si mund t’i trajtoni

Akne vulgaris është një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës. Zakonisht shfaqen gjatë pubertetit, kur zhvillimi dhe aktiviteti sekretues i gjëndrave dhjamore rritet nën ndikimin e androgjenëve.

Ato shfaqen në vendet ku gjëndrat dhjamore janë më të shumta: balli, faqet, mjekra, shpina, shpatullat dhe pjesa e sipërme e krahëve.

Aknet manifestohen nga një spektër klinik komedonesh të hapura (pika të zeza), komedone të mbyllura dhe lezione inflamatore, si nyje, pustula dhe papula.

Kur zgjidhni terapinë e duhur, është e rëndësishme të merren parasysh shkaqet kryesore të zhvillimit të akneve dhe ashpërsia e lezioneve.

Mjekimi

Retinoidet janë një grup përbërësish që janë themeli i terapisë aktuale të akneve.

Katër retinoidet më të përdorura janë: trethionina, izotretionina, adapaleni dhe tazaroteni. Zakonisht aplikohet një herë në ditë, kryesisht gjatë natës. Rezultatet janë të dukshme pas 2-3 javësh.

Ato janë kundërindikuar gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Antibiotikët lokalë – si eritromicina dhe klindamicina kanë një efekt anti-inflamator dhe antibakterial. Eritromicina disponohet si xhel, tretësirë ose pomadë 2 për qind dhe 4 për qind, dhe klindamicina disponohet si xhel ose locion 1 për qind.

Rekomandohet që antibiotikët lokalë të mos përdoren si monoterapi, për shkak të nxitjes së rezistencës bakteriale, ndaj kombinohen me peroksid benzoil dhe acid azelaik.

Acidi azelaik është një acid dikarboksilik natyral që ka një efekt të butë antibakterial dhe keratolitik. Disponohet si xhel 15 për qind dhe krem 20 për qind. Aplikohet dy herë në ditë për një periudhë prej 4 javësh.

Terapia sistemike

Izotretionina sistematike konsiderohet si ilaçi më i fuqishëm në terapinë e akneve. Rekomandohet të merret me vaktin kryesor.

Efekti anësor më i rëndësishëm i izotretioninës është teratogjeniteti (efekti toksik në embrion), por shfaqen edhe efekte anësore si lëkura e thatë, buzët e plasaritura dhe sytë e thatë.

Përfundim: terapia e akneve është komplekse dhe kërkon një qasje individuale për çdo pacient. Fillon me edukimin e pacientëve për origjinën e sëmundjes, këshillimin për higjienën dhe kujdesin e duhur të lëkurës dhe aplikimin e duhur të medikamenteve lokale ose sistemike. Është e rëndësishme të theksohet se duhen 1-2 muaj për të parë rezultatet e terapisë.

Prandaj, terapia kërkon këmbëngulje dhe durim mbi të gjitha nga pacienti.

Lifestyle

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme.

Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

KARAKTERISTIKAT E NJERËZVE EMOCIONALË:

KANË NEVOJË PËR KOHË, QË TË MARRIN NJË VENDIM

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

JANË JASHTËZAKONISHT EMPATIKË

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

JANË TË BESUESHËM DHE REFLEKTUES

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

KANË NJË JETË EMOCIONALISHT INTENSIVE

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

DËGJOJNË PA RËNË NË KEQKUPTIME

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

JANË MË TË PRIRË PËR ANKTH

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

JANË INTUITIVË

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

PËRDORIN KREATIVITETIN E TYRE

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

Continue Reading

Lifestyle

Si të largoni nga rrobat tuaja njollat e qershive

Tashmë kemi hyrë në periudhën ku janë shfaqur frutat e ndryshme, shumica e të cilave janë të preferuarat e fëmijëve. Luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshke etj.

Mirëpo, për nënat këto fruta janë disi edhe “dhimbje koke”, pasi nëse bien mbi rroba bëhen automatikisht njolla të vështira. Por për çdo gjë ka një mënyrë. Edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”.

Pra, lexoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:

Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.

Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash. Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe.

Continue Reading

Lifestyle

Ja 3 arsye pse disa njerëz refuzojnë të bien në dashuri

    

Të biesh në dashuri mund të jetë një nga gjërat më emocionuese dhe më përmbushëse që mund t’i ndodhë dikujt. Por, për të arritur këtë destinacion ka shumë “gracka” rrugës që herë janë të paparashikuara dhe herë duhen shmangur për të mbërritur në synimin final, pra emocionet dhe zemrën e dashuruar me një partner/e.

Por, disa syresh thjesht refuzojnë të bien në dashuri dhe për këtë zgjedhje ka disa arsye që qëndrojnë pas.

1. Jeni shumë të fokusuar te pavarësia

Njerëzit e pavarur janë të fortë, ata e dinë se çfarë duan dhe dinë si ta arrijnë atë. Por, sado e bukur të duket liria si personale, financiare apo edhe ajo ndjenjave, sërish vetmia është një mallkim i fshehur. Ata që përkushtohen te pavarësia kanë shumë frikë të jenë “të varur” edhe për gjërat më bazike në jetë, ndaj heqin dorë nga ideja e të qenit çift.

2. Keni frikë të përfshini persona të tjerë në gjërat që i keni arritur vetë

Kur je i/e suksesshme, pse duhet një person tjetër për t’u mbështetur? Ju keni punuar shumë për të pasur jetën që keni ndërtuar për veten tuaj sot. Por, shkaku i vërtetë i statusit beqar është frika për të pasur në shtëpi dikë që do e adhuroni dhe do zaptojë hapësirat për të cilat ju vetë keni investuar ide, para, energji etj.

3. Ju pëlqen të jeni vetëm

Ndoshta, jeni ai tipi i personit që ju pëlqen koha me veten tuaj, pini kafenë në qetësi absolute dhe kjo është zona juaj tipike e sigurisë. Por, të flasësh vetëm për veten dhe të rrish vetëm me veten shpesh sjellë një ndjenjë izolimi. Koha për ju është gjithçka, ndaj nuk lejoni dikë tjetër që ta “pushtojë”./anabrl

Continue Reading

Lifestyle

13 ushqimet që s’duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

Continue Reading

Lifestyle

Disa arsye pse meshkujt tradhtojnë

1. Nuk ndihen më sikur janë në në lidhje

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhtojnë është sepse emocionalisht, ndihen të shkëputur nga lidhja, ose të paktën në aspektin seksual. Ata mund të kenë humbur interesin në tërësi ose mund të jenë mërzitur me seksin monoton.

2. Iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi

Mund të jetë një kolege, një shoqe klase ose edhe një e panjohur në një lokal. Entuziazmi i diçkaje të re mund ta bëjë atë të ndihet si i dëshiruar sërish.

3. Ai po vuan nga një pështjellim ndjenjash

Meshkujt mund të tradhtojnë edhe kur ndodhen në një kaos emocional, pas një sherri me partneren ose diçka të ngjashme. Meshkuj të ndryshëm i përballojnë situata të tilla duke konsumuar alkool, drogë-ra të ndryshme ose seks të ndaluar. Ata mund të provojnë gjithçka për të larguar dhembjen dhe seksi funksionon më së miri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING