Connect with us

Kosova

Jeffrey Hovenier kërcënon sërish: Nëse Kurti s’na dëgjon, do ketë pasoja nga SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish që Qeveria e Kosovës ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore.

Siç tha ai me këtë kërkesë, SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por është e shqetësuar me mënyrën se si rregullorja planifikon të zbatohet pas marr parasysh disa realitete.

Ambasadori Hovenier:

”Mendoj se krejt çka mund të bëj është të flas për kërkesën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Para së gjithash, më lejoni të sqaroj disa gjëra. Kërkesa jonë është shumë e qartë. Ne po i kërkojmë qeverisë, jo vetëm unë, ka kërkesa edhe nga Washingtoni, por edhe kolegët e mi të QUINT-it e kanë këtë pikëpamje, që qeveria tash për tash do të duhej të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore”.

”Po e kërkojmë këtë sepse besojmë që puna parapërgatitore e nevojshme për zbatimin me sukses të saj në mënyrë që të mos ketë ndikim të padrejtë në komunitetet e cenuara – dhe po flasim për komunitetet pakicë, po flasim, ndër të tjera, për komunitetin etnik serb në Kosovë – se puna që duhet bërë, që është dashur të bëhej për të shmangur ndikimin e saj negativ nuk është bërë. Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë. Ne nuk e kontestojmë Kushtetutën e Kosovës. Ne e pranojmë dhe e respektojmë atë. Për hir të Zotit, ne e mbështetëm procesin dhe zhvillimin e tij. Ne nuk i kontestojmë autoritetet e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar sektorin financiar”.

”Në fakt, sërish, qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare për rolin që kemi luajtur në mbështetje të zhvillimit të Bankës Qendrore, Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera. I mirëpresim përpjekjet e Kosovës, si çdo vend tjetër në botë, për të vënë në zbatim rregulloren, ligjin, procedurat që zvogëlojnë mundësitë për kryerjen e krimeve financiare, si pastrimi i parave, financimi i terrorizmit, gjëra të tilla. Pra, ne nuk kemi problem filozofik që Banka Qendrore të vendosë një rregullore që do t’i përmbushte këto synime”.

”Jemi të shqetësuar se mënyra në të cilën kjo rregullore po zbatohet apo planifikohet të zbatohet nuk merr parasysh siç duhet disa realitete. Dhe këto realitete për të cilat ne besojmë se nuk merren parasysh në mënyrë adekuate ndikojnë drejtpërdrejt në një nga çështjet më të ndjeshme në dialogun bilateral… në dialogun Kosovë-Serbi që ne e mbështesim e që janë veprimet që prekin komunitetet pakicë në Kosovë, veçanërisht komunitetin serb. Kjo është arsyeja e kërkesave tona”.

-Dhe çka nëse z. Kurti nuk iu dëgjon çka po thoni? Cilat janë pasojat me të cilat e paralajmëruat z. Kurti se do të përballët Kosova? Masa të reja, apo çka?

Ambasadori Hovenier: E dini, nuk dua të futem në hollësi. Do ta them atë që e kam thënë jo më larg se dje. Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kryeministri e ka dëgjuar nga unë. Ai e ka dëgjuar këtë nga Jim O’Brien drejtpërdrejt në më shumë se një rast. Unë nuk mendoj se dikush ka dyshime për këto shqetësime të Shteteve të Bashkuara apo të partnerëve tanë sepse, përsëri, kishte një deklaratë të QUINT-it. Nuk jemi të vetëm në këtë shqetësim. Në masën që qeveria është e përgjegjshme ndaj këtij shqetësimi mbi një çështje kaq të ndjeshme se si komunitetet pakicë në Kosovë e ndjejnë se po trajtohen dhe në masën që qeveria i përgjigjet shqetësimeve që ata i ngrenë, për të cilat besojmë se janë legjitime, në masën që qeveria është partnere për të adresuar ato, atëherë ka ndikim pozitiv në partneritetin tonë. Në masën që qeveria vendos të mos i marrë parasysh këshillat tona ose të na dëgjojë, është e qartë se ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë. Sikundër e thashë në deklaratën tim dhe sikundër u tha nga Uashingtoni, e dini, kjo ndikon në aftësinë tonë për të qenë avokatë efektivë për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kosova

Associated Press për postin e ri të Vulinit, lidhja e fortë me Rusinë

“Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e shërbimit inteligjent, i cili mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”- kështu shkruan Associated Press, duke komentuar përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, e cila u bë e ditur nga Millosh Vuçeviç.

Aleksandër Vulin do të jetë njëri nga disa nënkryeministrat, ka thënë Millosh Vuçeviç gjatë shpalljes së përbërjes së kabinetit të tij të ardhshëm, i cili pritet të votohet në Kuvendin e Serbisë në ditët në vijim.

Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë, kujton AP.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re tregon për vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur pro-BE nga Serbia.

Në korrik të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe shpërdorim detyre.

Shtetet e Bashkuara, Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin përdori autoritetin e tij publik për të ndihmuar një tregtar serb të armëve nën sanksionet e SHBA-së që të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë.

Vulin akuzohet gjithashtu për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës, sipas autoriteteve amerikane. Ai dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të agjencisë serbe të inteligjencës BIA pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij teka më parë ka qenë shef i ushtrisë dhe policisë.

Formimi i qeverisë në Serbi vjen disa muaj pas zgjedhjeve të tensionuara parlamentare në dhjetor, në të cilat partia e djathtë populiste në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 250 anëtarësh.

 

 

 

 

 

Votimet e manipuluara nxitën tensione politike për shkak të parregullsive të pretenduara por edhe të raportuara nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Kosova

Paradoks apo hile prej dhelpre lëvizja e Vuçiçit, tregon Dushan Janjiç

Mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçevic, ka propozuar për zëvendës të tij Aleksandër Vulinin, pavarësisht faktit se ky fundit është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për pozita të rëndësishme gjithashtu janë propozuar Ivica Daçic dhe Marko Gjuric. I pari do të udhëheq me ministrinë e brendshme ndërsa Marko Gjuric do te jetë në krye diplomacisë serbe si ministër i jashtëm.

Publicisti nga Beogradi, Dushan Janjic, tha se këto emërime ishin të pritshme dhe sipas tij kjo nuk përbën aspak befasi për opinion publik në Serbi.

“Nuk ka asgjë të re, janë njerëzit e njëjtë farë në qeverinë e re. Gjithçka është paradoksale me këtë qeveri, ata kërkojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian por jo edhe anëtar të NATO-s. Ata synojnë të bëhen pjesë e bllokut evropian por nuk përafrojnë politikën e jashtme me shtetet perëndimore, duke refuzuar ti vënë sanksione Rusisë. Ne duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian por i pranojmë edhe paratë nga Kina” – theksoi Janjiç, I cili e lidh emërimin e Vulinit si zëvendëskryeministër me zgjedhjet në Amerikë.

“Vulin u emërua në këtë pozitë sepse Vuçic mendon se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë dhe me këtë lëvizje ai dëshiron të dërgojë një mesazh” – potencoi Janjiç

Në anën tjetër gazetari, Nikola Krstiç, u shpreh se pavarësisht kush emërohet në këto pozita, Aleksandër Vuçiç do të ketë kontroll të plotë mbi ta.

“Vuçic i ka mbledhur të gjithë në një vend, pra të majtë, të djathtë dhe ata të qendrës janë bërë të gjithë bashkë. Këto çështje nuk i interesojnë Vuçiçit derisa ai vazhdon të ketë fuqi të madhe” – tregoi gazetari serb duke shtuar se ai e sheh Aleksandër Vulinin si një përbindësh politik dhe se sipas tij ai  përfaqëson një pjesë të errët të historisë së Serbisë.

“Ai është një si një përbindësh politik në shoqërinë tone, përfaqëson politikën e errët të Serbisë dhe gjithashtu është shumë i lidhur me Rusinë. Seriozisht nuk e di çfarë orientimi do ta ketë kjo qeveri në të ardhmen” – deklaroi Krstiç

 

Continue Reading

Kosova

Gjëmimi i fortë i Aleksandër Vuçiçit, Vulin dhe mashtrimi me historinë

Tashmë të gjithë në Serbi janë mësuar me faktin se kur ai presupozohet se është më i dobët se kurrë, Aleksandër Vuçiç gjëmon më fort. E kush më mirë se mund të frikësojë, të përgatisë atmosferë lufte dhe të largojë vëmendjen nga faktet e pakëndshme sesa Aleksandër Vulin, një i rikthyer në qeverinë e re serbe, i cili, këtë herë, sipas mandatit të Millosh Vuçevicit , është i përzgjedhur në postin e zëvendëskryeministrit, pa portofol specifik ministror

Nuk duhet harruar se Aleksandër Vuçiç, përzgjedhësi i vërtetë i qeverisë, ka pasur shumë probleme së fundmi – nga kolapsi i politikës së jashtme, te ndërkombëtarizimi i problemit të manipulimit zgjedhor dhe zvogëlimi i hapësirës për manovrim për të vonuar me përmbushjen e pritshmërive të Perëndimit, deri te hallet në fushën e brendshme që as paaftësia e opozitës nuk mundi t’i mbulonte.

Dhe tani emrat e te perzgjedhurve per ne qeverine e re, po tregojnë se rezonojnë forcimin e idesë së Botës Serbe, që analistët mendojnë se do përdoret në periudhën e ardhshme dhe që do të kontribuojë në radikalizimin e mëtejshëm të shoqërisë, e gjitha kjo nën emrin “patriotizëm” dhe forcimin e lidhjeve me serbët që jetojnë jashtë kufijve të Serbisë.

Lidhur me këtë, Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike Filip Eidus tha për median serbe ‘Danas’ se emërimi i Vulin në këtë detyrë është një demonstrim i inatit infantil dhe vetëshkatërrues.

“Emërimi i një njeriu që është nën sanksionet e SHBA-së për shkak të korrupsionit të dyshuar, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë si zëvendëskryeministër i një qeverie që supozohet se aspiron anëtarësimin në BE, është demonstrim i neverisë infantile dhe vetëshkatërruese që nuk do të sjell asgjë të mirë për qytetarët e Serbisë” – deklaroi Eidus.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç kërkon të fshijë kujtesën, eskperti serb i sigurisë për Gjenocidin

Drejtori i Qendrës për politikat e sigurisë në Beograd, Igor Bandoviç vlerësoi se fushata serbe kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën është një lloj mobilizimi, për të cilin ka arsye të brendshme dhe të jashtme.

Ai beson se nëse Serbia kundërshton rezolutën, kundërshton rendin evropian dhe vetë BE-në, pjesë e së cilës dëshiron të jetë Serbia.

Ai thekson gjitjashtu se rezoluta nuk i përcakton serbët si komb gjenocidal, siç kuptohet në Serbi, dhe nuk ka asnjë komb, përfshirë gjermanët, që të jetë cilësuar ndonjëherë si gjenocid në këtë kuptim.

“Ai i brendshëm i referohet faktit që mobilizimi në kuadër të zgjedhjeve të 2 qershorit. Aksionet janë ngritur aq lart sa në fakt po zhvillohet një fushatë – një bllok patriotik kundër një blloku tradhtar. Në ambientin e brendshëm, rezoluta i shërben mobilizimit të bllokut patriotik. Nuk është bota serbe, është vetëm një përpjekje për të mobilizuar qytetarët e Serbisë në kontekstin e zgjedhjeve dhe presioneve të pretenduara që po ndodhin” – sqaroi Bandoviç dhe theksoi se që nga viti 2012, qeveria serbe po zbaton një lloj irredentizmi historik, qëllimi i të cilit është që praktikisht të fshijë plotësisht kujtesën e periudhës deri në vitin 2012.

“Duke kujtuar se pas regjimit të Sllobodan Millosheviçit, nga viti 2000 deri në vitin 2012, dalëngadalë u kthyem në trendet ndërkombëtare, pasi në vitet nëntëdhjetë ishim “shtet renegat” nga bashkësia ndërkombëtare, nën sanksione etj., dhe tani jemi bërë një lloj “shteti rebel” që sfidon të gjitha parimet e ligjit, rendit ndërkombëtar, jo vetëm në botë, por edhe në Ballkan” – deklaroi eksperti dhe shtoi se gjatë gjithë kohës, e sidomos që nga ardhja e Vuçiçit në pushtet, serbët kanë qenë të pakënaqur me ndarjen e territoreve nga lufta.

“Dhe gjithçka që kjo qeveri po përpiqet të bëjë në të vërtetë është luftojë për ta ndryshuar këtë në mënyra të ndryshme. Teksa sheh e dëgjon deklaratat gjithnjë e më të shpeshta të Milorad Dodikut se RS do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohet Serbisë, kjo tregon se ideologjia që po zë vend në opinionin serb është Bota Serbe”.

Sipas tij, ky qëllim nga Beogradi zyrtar do realizohet pa instrumente ushtarake.

“Nuk ka asnjë rivizatim të kufijve ushtarakisht, gjë që e tentoi me luftë Millosheviçi në vitet ‘90, por në fakt po tentohet të ndërtohet besnikëria e qytetarëve të Serbisë, në vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e qenies politike të Serbisë së madhe”, vlerësoi Bandoviç.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Vuçiqit se rezoluta për Srebrenicën është shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, ai deklaron se rezoluta nuk ka të bëjë fare me të dhe tha se në Serbi kjo rezolutë kuptohet, nëse kalon, se serbët do të etiketohen si komb gjenocidal dhe se kështu do të mbetet përgjithmonë.

“Gjë që nuk është e vërtetë”. Ajo rezolutë nuk flet fare për Serbinë dhe serbët dhe nuk ka asnjë komb, përfshirë gjermanët, që të jetë etiketuar ndonjëherë si gjenocidal në atë kuptim”, theksoi eksperti.

I pyetur nëse Serbia, duke luftuar kundër miratimit të rezolutës, në fakt po identifikohet me Ratko Mlladiçin, ai u shpreh se duke lobuar kundër rezolutës kemi harruar se hapësira ndërkombëtare është mbi të gjitha evropiane dhe shtoi se nëse Serbia e kundërshton rezolutën, kundërshton rendin evropian dhe vetë BE-në, pjesë e së cilës do që të jetë.

Kur bëhet fjalë për motivet e miratimit të kësaj rezolute, ai beson se padyshim që njëra është “në faktin se ekziston një frikë dhe shqetësim i madh se Ballkani, pra Kosova, do të jenë pika e radhës fokale”.

“Rezoluta në Srebrenicë është në të vërtetë një përpjekje për të kujtuar dhe memorizuar institucionalisht atë që ndodhi në vitin 1995”- vlerësoi Bandoviç.

Continue Reading

Kosova

Plumba mbi Manastirin e Banjskës, ja pse nuk u ekze*kutuan terro*ristët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për transmetuesin britanik “BBC” zbuloi arsyen pse u lanë të lirë pjesëtarët e grupit paramilitar serb që sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo bandë që cenoi sigurinë dhe paqen në veriun e trazuar të vendit, u neutralizua nga policia e Kosovës dhe operacioni policor gëzoi mbështetje të gjërë ndërkombëtare. Tre pjesëtarë të bandës terroriste u vranë, tre të tjerë u plagosën dhe gjashtë u arrestuan, ndërsa të tjerët u arratisën në Serbi.

Duke folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023, kreu i ekzekutivit sugjeroi se shteti serb provokoi luftë. Por, pyetja e gazetarit të BBC-së ngushtoi kryeministrin Kurti teksa u pyet : “Pse i latë të iknin, kur veçse ishin të rrethuar”.

“Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë dhe s’deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonte në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të iknin”- sqaroi Kurti.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, përkundër se pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit, ai dhe terroristët tjerë që s’u kapën nga policia lëvizin të lirë nëpër Serbi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING