Connect with us

Rajon

Jemi ekstremisht të zhgënjyer me 2 të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë, deklarata e Escobar  

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për Këshillin Atlantik ka folur për raportet mes SHBA-së dhe Serbisë.

Escobar ka vlerësuar disa prej veprimeve të Serbisë që lidhen në raport me Ukrainën dhe ka thënë se përkrahja politike e Serbisë për Ukrainën është një tregues që Serbia po e rikonsideron seriozisht pozicionin e saj strategjik teksa edhe ka përmendur vizitën e fundit të kryediplomatit ukrainas dhe zonjës së parë të Ukrainës në Beograd.

Megjithatë ai ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e dëshpëruar me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH janë futur me pozicione në qeverinë e re të Serbisë. Escobar ka deklaruar se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritshmëritë e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.

Diplomati amerikan ka thënë gjithashtu se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euro-atlantik.

Advertisement

TRENDING