Connect with us

Politike

Jorida Tabaku: PD të mos përfshihet në betejën e Berishës me drejtësinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se beteja e opozitës është në parlament dhe ndaj një shumice që po miraton siç thotë ajo, me arrogancë, ligje të rëndësishme.

Prej disa muajsh opozita po bllokon punimet e kuvendit, për shkak të refuzimit nga shumica, të ngritjes së disa komisioneve hetimore.

Gjatë një interviste me kolegen Menada Zaimi, zonja Tabaku flet mbi mundësitë e bashkimit të opozitës si dhe qëndrimin që kjo forcë politike duhet të mbajë në raport me ish-Kryeministrin Berisha i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas zonjës Tabaku, do të ishte në të mirën e Partisë Demokratike që të mos përfshihej në betejën e zotit Berisha me drejtësinë.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, u bënë disa muaj që në parlamentin e vendit tuaj, po shohim të njëjtat skena, tensioni e kaosi dhe së fundmi edhe në komisionin e reformës zgjedhore. Ju si e vlerësoni këtë situatë? Kush mendoni se e ka fajin lidhur me këtë situatë?

Jorida Tabaku: Duke qenë se bëhet fjalë për kolegë të mi, kolegë me të cilët kemi ndarë beteja, kolegë me të cilët ne bashkëpunojmë, sigurisht jemi dhe përfaqësues të një force politike unë nuk e kam thjesht të jap mendime për të ndarë fajin. Unë besoj që kërkesat e opozitës janë të drejta, besoj që opozita ka detyrën që të kontrollojë qeverinë nëpërmjet komisioneve hetimore dhe kjo nuk është lejuar të bëhet. Ashtu siç janë të drejta, hapësira për reformën zgjedhore, hapësira për shumë elementë të tjerë që po ngremë zërin në mënyrë të herëpashershme tashmë, por nuk besoj se kjo është mënyra e duhur, nuk besoj që kjo është rruga e duhur. Unë e përdor parlamentin shumë dhe mendoj që parlamenti duhet të jetë arenë debati, ku duhet të mbizotërojë forca e argumentit dhe jo forca e veprimit. Për këtë arsye jam munduar që të shfrytëzoj të gjitha hapësirat në parlament dhe do kisha shpresuar që dhe kolegët e mi në këtë periudhë, një periudhë, pothuajse një vit përpara zgjedhjeve, dhe kur po ndodhin shumë gjëra në Tiranë ndryshe nga ajo që jemi mësuar, ta përdorin parlamentin, t’i përdorin institucionet për t’i dhënë një alternativë qytetarëve për t’i dhënë atyre zgjidhje, por edhe për t’u përballuar me kundërshtarin. Sot kundërshtari në një arrogancë të jashtëzakonshme është duke kaluar ligje të rendësishme, për të cilat ne nuk jemi pjesë e diskutimeve.

Zëri i Amerikës: Për t’u ndalur tek reforma zgjedhor, opozita e ka thënë se kjo reformë është prioritet për të, dhe kryerja e saj ndodhta do t’i jepte zgjidhje shqetësimeve, të ngritura nga opozita që lidhen me shitblerjen e votes, çështjen e listave të hapura apo të mbyllura, apo dhe vota e diasporës. A po humbet opozita një mundësi për të kryer reformën e qenë pjesë e saj, për shkak të problemeve të brendshme?

Jorida Tabaku: Që të jemi të qartë reformat nuk i bën opozita, reformat mund të shtyhen nga opozita, mund të kërkohen nga opozita, por dakordësinë finale e jep mazhoranca. Ne dhe po të duam, matematika është e thjeshtë nuk arrijmë dot që të miratojmë vet ndryshimin. Është fakt se që nga viti 2013 nuk ka pasur asnjë reformë zgjedhore të plotë. Të gjitha dakordësitë janë arritur jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe janë bërë vetëm rregullime estetike, nuk ka patur një analizë të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it. Sot ne duhet të jemi në gjendje që t’u japim shqiptarëve atë që kanë kohë që e kërkojnë, t’u japim shqiptarëve të diasaporës mundësinë e votës.

Zëri i Amerikës: Po si? Sepse opozita nuk shkon në Komisionin e Reformës?

Jorida Tabaku: Kujt i intereson që shqiptarët e disaporës të votojnë opozitës apo qeverisë? Pikërisht aty dua të dal, tek pyetja juaj. Na intereson ne. Sot një arsye që shqiptarët janë larguar është sigurisht prej qeverisë. Është faktkeqsi që nuk kemi arritur dot që ta shtyjmë axhendën për reformën zgjedhore më parë, por gjithmonë përpara zgjedhjeve e bëjmë atë prioritet. Unë mendoj se sot shumë gjëra nuk shkojnë mirë në Shqipëri. Mendoj sot sot shqiptarët kanë nevojë të shohin politikën e tyre të jetë e ngritur mbi debatin e rrëmujës së përditshme dhe t’i ofrojë atyre zgjidhje për ekonominë, papunësinë, korrupsionin, për çështje që prekin jetën e tonë të përditshme. Dhe unë mund të ndalem me ty këtu pa fund, në shifra në fakte se si është varfëruar jeta e një shqiptari, se si sot Shqipëria është bërë vend më i korruptuar, por qytetarët këtë e kanë shumë të qartë. Ata presin që ne të mos merremi e të shohim kush bën çfarë, as në Partinë Demokratike, as në parlament. Ata presin që ne të përballemi me qeverinë e të ushtrojmë kontroll ndaj qeverisë. Ata presin që në zgjedhjet e ardhshme, t’u japim atyre mekanizmat që të mos ketë, as presion mbi votuesin dhe as shit-blerje vote, por njëkohësisht as të gjitha fenomenet që fatkeqsisht i kemi parë në Shqipërinë e këtyre 10 viteve të fundit.

Zëri i Amerikës: Këto ditë po flitet për një bashkim të opozitës të krahut që përfaqësohet në kuvend nga Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi dhe atyre demokratëve që mbështesin ish-Kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa Partia Demokratike e zotit Basha shihet si opozita artificiale, apo tradhëtare. Sa efektiv do ishte ky bashkim kur një pjesë ngelet jashtë?

Jorida Tabaku: Tani që të jemi koshient, kanë kaluar shumë gjëra këto dy vite dhe janë thënë shumë gjëra, dhe një bashkim mekanik sigurisht që nuk është i mundur, sikurse një vazo e cila është thyer në qindra copa dhe ne duam t’i zgjisim ato mekanikisht. Sot Partia Demokratike nuk e ka luksin të humbasë kënd. Ishim të gjithë bashkë para pak vitesh në zgjedhjet e kaluara dhe prapë nuk ia dolëm pasi ka një makineri të jashtëzakonshme përballë që sot është në pushtet. Ka një arrogancë pushteti, ka një akumulim burimesh, ka një lidhje të pushtetit me median dhe biznesin dhe prandaj unë në tre vitet e fundit që Partia Demokratike ka qenë në këtë situatë, kam kërkuar gjithmonë bashkimin.

Zëri i Amerikës: Si?

Jorida Tabaku: Kam kërkuar që ne të mos kemi asnjë kompromis në parimet që Partia Demokratike ka, që është procesi euro-atlantik që është mbështetja që ne duhet të kemi me Shtetet e Bashkuara, që është lufta ndaj korrupsionit, por nga ana tjetër duhet që asnjëri prej nesh të mos ketë interesin personal se çfarë pozicioni kam unë, por të bashkohemi të gjithë rreth ideve. Nuk na bashkojnë dot ndasitë që kemi pasur këto kohë, por duhet të na bashkojë kundërshtari. Duhet patjetër të na bashkojnë shqiptarët që kanë varur shpresat tek ne, të rinjtë që largohen dhe këtë kam kërkuar. Të bashkohemi që të gjithë në qendër në një grup i cili ofron alternativë. Unë e di që është shumë e vështirë dhe të japësh mend ndoshta mund të duket gjëja më e thjeshtë në këtë moment, por ne kemi shembullin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. I intereson shqiptarëve një opozitë e copëzuar apo një alternativë përpara qeverisë? Këtë duket të kemi ne parasysh. Ata demokratë që kanë 10 vite në opozitë. Dhe ata që nuk kemi arritur dot që t’i japim mundësinë e një rotacioni. Unë besoj që ky duhet të jetë një motiv i jashtëzakonshëm për të gjithë kolegët e grupit parlamentar, jashtë grupit parlamentar, për të gjithë opozitarët. E kam thënë këtë përpara dy vitesh në këtë studio. Kam dy vite që e përsëris. Me vjen mirë që shumë kolegë sot e kanë kuptuar që duhet të jemi bashkë dhe unë besoj që duhet të heqim të gjitha komplekset që kemi se çfarë pozicioni kam unë. Unë e dhashë dorëheqjen pak muaj më parë, pa asnjë kompleks. E thashë sepse mendoj se mund të jap kontributin tim në opozitë, në parlament pa asnjë pozicion. Rëndësi ka që të bëhemi bashkë përballë qeverisë.

Zëri i Amerikës: Megjithatë me bashkë kë nënkuptoni, grupin e ashtuquajtuar Bardhi atë që mbështet ish-Kryeministrin Berisha, plus Partinë Demokratike të zotit Basha, dhe që ështe ndërkohë në gjyq me pjesën tjetër? Kush duhet të jetë bashkë dhe si?

Jorida Tabaku: Shiko nuk e kemi luksin të humbasim askënd. Dhe nënkuptoj që të gjithë duhet të jenë bashkë. E besoja më parë dhe e besoj edhe tani. Çështjen e Partisë Demokratike nuk ka për ta zgjidhur një gjyq do ta zgjidhë vullneti politik. Do ta zgjidhë ai vullnet politik që do të na motivojë nga njerëzit. Ai vullnet politik që na motivon kundër kundërshtarit. Ai vullnet politik për të bërë diçka ndryshe. Është ky diskutimi në cilën pjesë të opozitës je, ku bën pjesë, që në fakt të them të drejtën mua edhe më ka lodhur pak, edhe njerëzit i ka lodhur pak. Sondazhi më i fundit i IRI-it (Instituti Ndërkombëtar Republikan), kur i pyeste kë forcë politike mbështet thoshin Partinë Demokratike, askush nuk bënte këtë ndarje që bën ti. Për njerëzit është e thjeshtë, sot je o me qeverinë o në opozitë me të, dhe ne këtë duhet të bëjmë. Opozitën me qeverinë, përballjen me pushtetin dhe alternativën, për të nesërmen. Sigurisht që ka disa elementë që e kanë mbajtur Partinë Demokratike dhe e kanë çuar atë përpara edhe në kohë më të vështira. Ka qenë mbështetja dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që unë besoj se për këtë ne s’duhet të kemi kompromis, ka qenë njëkohësisht lufta ndaj korrupsionit, që as për këtë nuk duhet të kemi kompromis. Mua nuk më vjen mirë që dëgjoj që ka sulme ndaj SPAK-ut, ndaj institucioneve të drejtësisë. Në mënyrë absolute nuk e kemi betejën me SPAK-un, nuk e kemi me askënd, e kemi me kundërshtarin. Këtë duhet ta kuptojmë sot sa nuk është vonë. Mund të jem nga personat që ka çuar më shumë kallëzime në SPAK, nga gjithë opozita nga gjithë Partia Demokratike. Dhe SPAK-u është duke punuar, mund të kisha dashur ndryshe, mund të kisha dashur më shumë, por le t’i lemë kohë, që të tregojë nëse vlen apo jo.

Zëri i Amerikës: Ju përmendet që nuk duhet të ketë kompromis sa i takon qëndrimit të opozitës karshi Shteteve të Bashkuara, por cili duhet të ishte pozicioni i ardhshëm i ish-kryeministrit Berisha, në një rast bashkimi të Partisë Demokratike, duke patur parasysh që SHBA-të e kanë shpallur atë non-grata?

Jorida Tabaku: Unë nuk e kam të thjeshtë të flas për zotin Berisha. Kemi bashkëpunuar me të. Nuk është lajm i mirë fare. As për Shqipërinë e as për PD-në. Nuk është lajm i mirë për demokratët pasi sido që jetë është pjesë e trashëgimisë së Partisë Demokratike dhe besoj që ne duhet të shohim përpara, duhet ta përdorim këtë moment, për të parë përpara, për të mësuar nga e kaluara, dhe për t’u rritur dhe për t’u ngritur. Unë besoj që zoti Berisha ka nisur një betejë me drejtësinë dhe ka thënë që do ta ndërmarrë vet dhe do të ishte në fakt edhe në interesin dhe në të mirën e Partisë Demokratike që ajo (PD-ja) të mos përfshihej në këtë betejë. Nuk ndihem komode në mënyrë absolute me këtë situatë dhe jam shumë e sigurt që dhe shumë qytetarë nuk ndihen komodë, je apo nuk je në Partinë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Doja t’i kthehesha edhe një herë çështjes së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gëzon shumë pak besim tek opozita, pavarësisht nga ajo që thatë, që e ka cilësuar si vegël të kryeministrit, hanxhar në dorën e tij të paktën në mënyrën se si ka operuar në disa çështje të fundit. Cili është mendimi juaj?

Jorida Tabaku: Nuk është e vërtetë…..Unë mendoj se SPAK-u ka qenë një institucion që është ngritur me mbështetjen e Partisë Demokratike. Në të gjithë ligjet e reformës në drejtësi ky ishte i vetmi që ishte me dakortësi. SPAK-u ka sot një punë që duhet të tregojë që njerëzit mund të ndëshkohen. Që askush nuk është i pandëshkueshëm. Unë kam bashkëpunuar me të në rastin e Komisionit të Inceneratorëve. Kam patur komunikime zyrtare, kam patur takimeve. Jam ndjerë krenare që një pjesë e punës së këtij komisioni është përdorur nga SPAK-u për ngritjen e akuzave ndaj zotit Ahmetaj, dhe njëkohësisht kam çuar edhe dosje të tjera në SPAK. E di që ka më shumë hapësirë, të paktën në dosjen e inceneratorit të Tiranës, përveç Ahmetaj është edhe Erion Veliaj që duhet të thirret tashmë, ka dhe shumë të tjerë që duhet të thirren, por nuk është kjo një arsye, pse ne duhet ta sulmojmë SPAK-un. SPAK-u duhet lënë të bëjë punën e tij. Qeveria duhet të heqë duart nga SPAK-u. Dhe presioni dhe grupet e punën që ato po ngrenë për të ushtruar kontroll ndaj SPAK-ut janë totalisht mënyra për ta kontrolluar atë. Dhe kjo më tregon së pari që qeveria nuk e kontrollon SPAK-un dhe se ka frikë nga SPAK-u. Kush është sot para drejtësisë? Një ish-zëvendëskryeministër, një ish-ministër shëndetësie, një ish-ministër mjedisi një ish-sekretar i përgjithshëm. Janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste këto, janë të gjithë persona që kanë qenë fytyra e qeverisjes. Sot fytyra e qeverisjes është para drejtësisë dhe kjo është meritë e SPAK-ut. Unë besoj që ne duhet t’i lëmë kohë dhe duhet t’i japim kohë drejtësisë, dhe duhet t’i japim kohë SPAK-ut të bëjë atë për të cilin u ngrit, që njerëzit dhe politikanët të kenë frikë nga ligji. Unë kam frikë nga ligji dhe këtë duhet ta kenë të gjithë.

Politike

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Nga ballkoni i banesës së tij  ku prej 30 dhjetorit po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha iu referua protestave të fundit të zhvilluara para bashkisë së Tiranës, ku tha se duhet “ta bëjmë ditën natë”, deri në protestën e ardhshme që do të mbahet të martën.

“Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar. Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij. Të bashkohemi në një front të përbashkët. Fitoren e kemi të sigurt”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ftoi profesionistët e lirë në protestë. “Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama. Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitoren e merituar.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai

Continue Reading

Politike

Veliaj replikon sërish me analistët: Duan të kapin ndonjë vilë a zarf…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar opinionistët e televizioneve teksa tha se duke e sharë e sulmuar atë medojnë se mund të kapin ndonjë vilë a zarf të radhës.

Nga Farka ku ishte ditën e sotme, ai tha se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se ësht më energjik se kurrë.

“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër.

Duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë.

Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi.

Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës” – tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Basha fajtor, s’bëri dot asnjë betejë. Pikëlluese të shohësh PD në këtë gjendje

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli bën fajtor Lulzim Bashën për situatën në të cilën ndodhet partia. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Kadilli thotë se Basha nuk bëri asgjë për ta mbajtur partinë të bashkuar dhe për të izoluar aksionin e ndërmarrë nga Sali Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike ka probleme të rënda me të vërtetën ndërsa Foltorja nuk ka asnjë lidhje me atë që proreklamonte, për t’u bërë një parti më demokratike.

Pjesë nga intervista:

Kadilli: Ajo që ndodh në Shqipëri, një magnet që nuk të lejon të shkëputesh edhe sikur të duash është një investim i madh, i bërë nga shumë njerëz për një parti që lindi si shpresë dhe vrau shpresën e opozitarizmit. Është pikëlluese të shohësh në këtë gjendje partinë që lindi si shpresë dhe që nuk po arrin dot të krijojë një projekt politik.

Basha fajtor për situatën ku ndodhet PD?

Kadilli: Ndaj të njëjtin mendim. Në fillim kam besuar fort që përgjegjësia e ndarjes vjen nga aksioni individual i z. Berisha për arsyet e veta politike dhe personale që e çoi partinë në çarje. Ajo që u nis si Foltore nuk kishte asnjë lidhje me atë çfarë proklamonte, nuk kishte asnjë lidhje me idetë politike për të bërë një parti më demokratike më të hapur. Madje shumë teza të manifestit tim politik u keqpërdorën në atë turin e zhurmshëm të Berishës në vjeshtën e vitit 2021. Madje edhe në statut u përfshinë disa gjëra, por nga ai manifest u morën fjalë jo mendime. U mor fraza por jo besimi te ajo vlerë që përfaqësohej.

Dhe përfundimi është që sot unë ndaj më shumë përgjegjësi për z. Basha i cili nuk bëri dot asgjë, asnjë betejë të sinqertë, të vërtetë për të mbajtur PD të bashkuar, për të izoluar aksionin e Berishës. Dhe kur kujtohet të lëvizë, lëviz në mënyrë shumë të cekët, e palidhur me qytetarin. Çdo gjë që thuhet në të dy pjesët e PD, janë politika, nëse do e quaj të tillë, por nuk është politikë që i flet qytetarit. Dhe kjo parti ka probleme të rënda me të vërtetën. Në të dy Kuvendet e PD, ia kam thënë të vërtetën në sy. Dhe nuk mund të jetë fituese e shkuara dhe humbja. Humbja nuk bëhet fitore dhe e shkuara nuk bëhet e ardhme

Continue Reading

Politike

Protesta e mësuesve/ Berisha: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe kauza juaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshte banesës së tij.

Berisha përshëndeti protestën e sotme të mësusve, ndërsa iu bëri thirrje t’i bashkohet protestës së opozitës dhe kauzës së tyre.

Ai tha ndër të tjera se mësuesit janë më të keqpaguarit në rajon, sepse sipas tij fondet për rritjen e rrogave janë vjedhur.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Nderimin më të madh për ju luftëtarë të pamposhtur të kauzës së drejtë.
Miqtë e mi, sot është 1 Maji.

Sot, një grup mësuesish guximtarë protestuan para kryeministrisë dhe kërcënuan për grevë urie për shkak të poshtërimit, të nënçmimit që regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës iu ka bërë atyre në këto 11 vite për shkak të rrënimit katastrofal të shkollës sonë.

Të dëbimit të butë të qindra mijëra nxënësve nga Shqipëria. Për shkak të rënies së tmerrshme vertikale të cilësisë së arsimit në këto vite. Por unë sonte kam një thirrje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.
Bëhuni luftëtarë të drejtë të kauzës suaj.

Ju sot jeni mësuesit më të keqpaguar në rajon dhe në Europë dhe mos harroni se në vitin 2013 ju ishit mësuesit më të mirëpaguar në rajonin tonë. Por në qoftë se ju sot jeni mësuesit më të përçmuar dhe të keqpaguar, jeni të tillë sepse fondet e bollshme që ekzistojnë për 2 dhe 3 fishimin e rrogave tuaja, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët aktualë. Të dashur mësuese, mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shërbimeve të tjera, mbroni kauzën tuaj.

Kauza juaj është kauzë e drejtë. Bashkohuni me ne, se beteja jonë kundër hajdutëve që zhdukin në bankat offshore, që zhdukin në pallate dhe hotele luksoze qindra milionë euro, është edhe kauza juaj. Është kauzë e drejtë. Të bashkuar ne firmosim të sigurt më shpejt fitoren që meritojmë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING