Connect with us

Aktualitet

Joshte të miturit me mesazhe dhe më pas kryente marrëdhënie, vihet në pranga 59-vjeçari

Është vënë në pranga në fundjavën që lamë pas, një 59-vjeçar nga Elbasani i cili raportohet se krijonte kontakte me të mitur me synim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Paraprakisht dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve duke i mashtruar dhe joshur ata, e pasi krijonte një komunikim online i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike e pastaj në banesa.

59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Bëhet me dije se autoritet vendase kanë nisur hetimet për rastin në fjalë e për të përcaktuar nëse në këtë mes ka persona të tjerë të përfshirë apo jo. Megjithatë pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Advertisement