Pinknews
Ka më shumë shanse të bëheni të famshëm nëse keni lindur në këta muaj…
Më thuaj muajin që ke lindur të të tregoj sa shanse keni për t’u bërë i famshëm në fushën tuaj. Një studim i ri pohon se personat e famshëm (pavarësisht fushës) lindin në muaj të caktuar.
Hulumtimi i kryer në emër të Play Like Mam mblodhi dhe analizoi të dhëna nga personalitete të suksesshme nga bota e showbiz-it dhe biznesit, duke u fokusuar në datat e tyre të lindjes. Ata e morën informacionin nga lista të ndryshme që publikohen herë pas here nga revista si Forbes, Money Inc, Business Insider e të tjerë.
Në mesin e 300 emrave që ata dolën ishin ata të Ariana Grande, Elon Musk, Lionel Messi, Bill Gates, Kim Kardashian dhe Simon Cowell, me tre të fundit që janë ndër të paktët e lindur në fund të vitit.
Megjithatë, sipas rezultateve, të lindurit në muajin nëntor janë më pak dhe mes tyre janë Leonardo DiCaprio, Gordon Ramsay dhe DJ Khaled.
Ja lista e muajve me lindjet më të “suksesshme”:
qershor
janar
prill
shtator
maj
mars
Pinknews
“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi
I ftuar në “Fan Club”, ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme, ku më së shumti është ndalur te romanca e Heidit me Romeon, të cilën e konsideron “fake”. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.
“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.
Pinknews
“Pse s’më fute kokë më kokë me Romeon?”/ Kërkesa e Meritonit habit Eglën
Pasi mori vesh se si qëndronte e vërteta e nominimit të saj, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Meriton Mjekiqi i ka bërë një kërkesë të papritur Egla Cenos. Moderatori i është drejtuar aktores duke e pyetur se ‘pse nuk e vendosi atë përballë Romeo Veshajt për avantazhin?”. Egla i është përgjigjur se ‘nuk e sheh të rëndësishëm dhe nuk e konsideron’.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Unë nuk gaboj në pyetje, besomë dhe ti e di. I vetmi njeri që të ka ngrohur e ftohur jam unë. Se unë kam qenë real e për atë arsye ti nuk më ke futur mua në nominim atë ditë ‘kokë më kokë’ në avantazh me…
Egla: Doje nominim ti?
Meritoni: Me Romeon, në avantazh
Egla: Pse? Nuk të shoh të rëndësishëm, ta kam thënë gjatë gjithë kohës
Egla: Sepse nuk të konsideroj
Meritoni: Po me mua ke pasur histori
Egla: E mbarova historinë me ty
Pinknews
Përplasje e fortë mes Arbrit dhe Julit, opinionisti: I ke përdorur gocat
Opinionisti Arbër Hajdari, mendon se Jul Deda ka përdorur vajzat e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ për interesat e tij në lojë. Arbri tha se Juli nuk i jep mbështetje dhe hapësirë vajzave, kur këto ia kërkojnë.
Kjo nuk u prit mirë nga Juli, i cili e vijoi më tej debatin.
Biseda:
Arbër: Unë mendoj që Juli mendon se luan me ato lojtar që i quan të fortë. Për sa kohë nuk i ka lënë këtë lloj hapësire Rozës, nuk e konsideron lojtare të forta.
Juli: Rozën nuk e kam pasur përballë, si ta luftoj, kot? Ti thua ti dal përballë që ti jap debat, po nuk kam pasur arsye. Nuk është debati me zor, nuk kam pse ti kthej debat Rozës. Nëse do i përkrahja, do thonin këto ti si lë këto vajzat të bëjnë debate.
Arbër: Mendoj se i ka përdorur gocat aq sa janë dashur dhe tani nuk i duhen më.
Roza: Është e vërtetë, e kam vënë re
Arbër: I ke përdorur, ke thënë që jemi shokë ndajmë të njëjtat mendime. Nuk të çudit që Roza thotë që Erjola është hardisku jot i jashtëm.
Juli: Po më thua që i kam bërë të besojnë siç mendoj unë?
Arbër: Kur një njeri ka treguar se ka disa interesa të përbashkëta me ty, të kërkon mbështetje dhe ti nuk i jep hapësirë.
Juli: Po unë ika mo…
Arbër: Ajo të tha më mbështet.
Pinknews
Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!
Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3.
Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën.
Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë.
Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.
“Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.
Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.
Lajmin e madh Romeo do e zbulojë në studio.
Pinknews
Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Sot në “Big Brother Vip”:
Juli-Erjola-Roza, nga miq në ‘armiq’ të përbetuar!
Graciano-Heidi-Romeo, të qeshurat që shkaktuan furtunën. Kush e teproi?
“I lutesha Zotit të lëvizte”, një rrëfim rrëqethës nga Romeo dhe një surprizë për të
Heidi takon pas shumë kohësh të ëmën
Avantazhi i Eglës, çfarë kanë thënë banorët pas krahëve të saj?
Kush do të shpallet finalisti i parë?
-
Kronike17 hours ago
Piu kafe me kunatën më pas u hodh në lumin Bunë me tre fëmijët, detaji tronditës
-
Pinknews17 hours ago
“Pse s’më fute kokë më kokë me Romeon?”/ Kërkesa e Meritonit habit Eglën
-
Kronike17 hours ago
Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes vajzën e tij, reagimi gjakftohtë i babait
-
Kosova14 hours ago
Hap i pakthyeshëm/ Daçiç: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për…
-
Kronike14 hours ago
Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia
-
Pinknews16 hours ago
“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi
-
Pinknews20 hours ago
Përplasje e fortë mes Arbrit dhe Julit, opinionisti: I ke përdorur gocat
-
Kronike18 hours ago
Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti, policia: E mitura u vetëmbyt nga dhuna e ushtruar nga babai