Rajon
Ka pëlqimin e Amerikës/ Serbia e shqetësuar për rolin e Turqisë në sigurinë e Kosovës
Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar serb për Kosovën Millovan Drecun, ka thënë se sjellja e Turqisë përsa i përket armatosjes dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe shtimi i ushtarëve të KFOR-it, tregon se ajo do të ketë një rol të veçantë në situatën e krijuar në Kosovë.
Drecun ka deklaruar për një medium serb se Turqia nuk mund të luajë një rol të tillë në mënyrë të pavarur, pa pëlqimin e vendeve perëndimore, përkatësisht të SHBA.
“Mos harroni se Amerika ka urdhëruar Turqinë të drejtojë bazën Bondsteel. Tani shohim që turqit kanë gati 800 ushtarë dhe do të kenë komandantin e tyre në NATO. Instruktorët turq trajnojnë anëtarët e FSK-së për të operuar me dronët “Bajraktar”. Tani janë dërguar edhe sistemet antitank, habuicat dhe mortajat. Ata kanë ekuipazhe që janë të trajnuar për të operuar me helikopterë”, ka thënë Drecun