Kronike
Kamioni përplaset me automjetin/ Dy vajza dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku janë përplasur një kamion dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë të lënduarave dhe për të normalizuar qarkullimin.
Dy të plagosurat janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.