Politike
Kandidatët e PS “vihen në garë” në podcastin e Ramës/ Ja parashikimi i tyre për zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama, ka ftuar ditën e sotme në podcastin e tij “Flasim” kandiatët, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Në fund të podcasit, Rama u ka kërkuar kandidatëve të bëjnë një parashikim mbi zgjedhjet, të cilat do të mbahen të dielën.
Kandidatja e Vlorës tha se mendon se do të marrë 80% të votave, ndërsa kandidati i Tepelenës tha se mendon se do të marrë 83% të votave.
Biseda:
Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti ?
Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave
Edi Rama: 80% të votave?
Brunilda Mersini: Po
Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?
Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh ?
Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.
Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?
Altin Bojni: 65%
Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do tu thoja 51%. Po ti sa do të marrësh ?
Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.
Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.