Connect with us

Rajon

Kandidati i BDI-së u qëllua me 3 plumba, atentati u porosit nga gruaja e tij?

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga atentati i ndodhur një ditë më parë (7 tetor) në Kumanovë, ku Zekirja Shahini kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë, u qëllua me armë zjarri në mes të rrugës.

Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar arrestimin e bashkëshortes së tij, 43-vjeçarja A.A. nga Tetova, e cila dyshohet si e përfshirë direkt në organizimin e atentatit. Bashkëshortja e mjekut është arrestuar dhe autoritetet kanë marrë në pyetje edhe 6 persona të tjerë në lidhje me ngjarjen.

Blutë kanë kryer bastisje në banesën e një 50-vjeçari nga Kumanova. Gjithashtu, një 36-vjeçar nga Gostivari, i identifikuar si L. F., është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si personi që kreu të shtënat ndaj Shahinit.

Mjeku Zekirija Shahini, i njohur edhe si kandidat për këshilltar i BDI në komunën e Likovës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit mjekësor në spitalin e Kumanovës. Ai ka marrë tre plumba në këmbë. Deri më tani nuk është zbuluar motivi i saktë i përfshirjes së saj, ndërkohë që hetuesit nuk përjashtojnë as pistën e konflikteve të brendshme familjare të kombinuara me interesa të tjera.

Advertisement