Kronike
Kanosje dhe grabitje, arrestohet e reja në Fier, procedohet një tjetër
Një 24-vjeçare është arrestuar në Fier dhe një 39-vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me iniciale E.S, pasi ishte dënuar me 14 muaj burg për vjedhje, ndërsa është proceduar shtetasi me iniciale A.Sh, pasi ka kanosur kunatin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, bashkëshortin e motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasen E. S., 24 vjeçe, banuese në Mallakastër, pasi Gjykata e ka dënuar me 14 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 3 muaj e 8 ditë burgim”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.