Aktualitet
Kapet “skifteri” egjiptian në Nikël, bie në pranga autor i disa grabitjeve, zbulohet nga kamerat e sigurisë
Kapet pas disa javësh hetime autori i dy grabitjeve të ndodhura në zonën e Niklës dhe Qerekës. Në pranga ka rënë një shtetas egjiptian M. SH, 43-vjeçari i akuzuar për vjedhje. Ai kishte vjedhur një sasi të konsideruedhme parash pranë një lokali në Nikël dhe disa vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve. Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.
Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.